• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI I BUJSHËM/ Rovena Gashi- Adriatik Llalla, fundi i palumtur i “çiftit të lumtur” të Prokurorisë së Përgjithshme
Home
Aktualitet
Drejtësi

VENDIMI I BUJSHËM/ Rovena Gashi- Adriatik Llalla, fundi i palumtur i “çiftit të lumtur” të Prokurorisë së Përgjithshme

30 May, 2019 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Shkarkohet Rovena Gashi, e njohur si “krahu i djathtë” i ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak se nuk justifikon dot pasurinë e saj marramendëse.

Vendimi u mor sot nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (shkalla e dytë e procesit të “Vettingut”).

Kjo do të thotë se Rovena Gashi del përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

KPA artikuloi në vendimin e marrë se Gashi nuk justifikon dot pasurinë e vendosur.

Trupi gjykues i KPA, vendosi në prani të vëzhgueses ndërkombëtare, se Gashi subjekt i rivlerësimit nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e saj si prokurore.

Në 25 korrik të 2018, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) Genta Tafa, Pamela Qirko e Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra.

Rovena Gashi, e pezulluar nga detyra për shkak se ishte nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme në seancën e asaj kohe.

ILDKPKI konstatonte se deklarimet e saj nuk janë të sakta dhe se kishte mungesë burimesh për pasurinë që zotëron dhe për rrjedhojë kishte bërë deklarim të rremë te pasurisë.

Rovena Gashi dhe ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla janën zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria për disa nga veprat më të rënda penale, përfshi “pastrimin e parave të pista”.

Ajo vetë ka mbajtur në kohën e Llallës, funksionet e Drejtoreshsës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Drejtoreshës së Zyrës së Dekriminalizimit.

Kjo i bënte ata Nr. 1 dhe Nr. 2 të organit të akuzës së Republikës.

Bashkëshorti i Rovena Gashit, Dritan Gina në atë periudhë ka qenë Kryeprokurori i qarkut të Elbasanit, një qark me shumë peshë në fushën e drejtësisë, për shkak të aktivitetit kriminal në Shqipëri.

Ky ishte fundi i palumtur i atyre që mediat i kanë cilësuar si “çifti i lumtur” i Prokurorisë së Përgjithshme.

Shkarkimi i Gashit sot në ditën e marjes së rekomandimit nga Shqipëria për çeljen e negociatave të anëtarsimit në BE, ku reforma e thellë në drejtësi ka qenë kyçi i fitores, është një sinjal i qartë se Shqipëria po lë pas të shkuarën e saj.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TË KETË RESHJE SHIU? E enjte, 30 maj: Njihuni me parashikimin për ditën e sotme
Previous article EUROPA LEAGUE/ Chelsea bën stërvitje ndaj "Topçinjve" dhe ngren trofeun e madh

Redaktor1

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT