Sot (e enjte dt.30) priten reshje të dobëta, përveç qarqeve Shkodër dhe Lezhë, ku reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate edhe në qarqet e tjera, me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 14 / 21 °C
në vendet malore: 9 / 18 °C
ERA
Sot (e enjte dt.30) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet në mesditë deri e fortë.


