Miroslav Ivanoviç ka folur për hrë të parë pas vrsasjes së vëllait të tij Oliver Ivanoviç, sot në Mitrovicë.
Gjatë një deklarate për Sputnik ku edhe konfirmoi vdekjen e Oliverit me pesë të shtëna, thotë se ai nuk e kishte marrë seriozisht kur makina e tij u vu në zjarr disa kohë më parë.
Ndërko Miroslav Ivanovic mbetët skeptik për zbardhjen e ngjarjes duke thënë se vrasja e të vëllait do të mbetet pa autorë.
“Kam frikë se disa detaje të cilat mund të jenë e vërteta rreth vrasjes së tij do të shkojnë së bashku me të nën tokë” – tha Ivanoviç.
“Ai ishte i tillë. Oliver nuk ishte aspak ai tip që përhapte panik…
Kam frikë se disa detaje të cilat mund të jenë e vërteta rreth vrasjes së tij do të shkojnë së bashku me të nën tokë.
Ne nuk e dimë nëse gjatë kësaj kohe ai ka qenë i kërcënuar, nëse ka ndodhur diçka tjetër gjatë kësaj kohe, kjo pasi ai nuk ka folur asgjë.
Por për çdo njeri të arsyeshëm, bazuar në të kaluarën e plotë të Oliverit dhe gjithçka që ka ndodhur më parë, mund të jetë e mjaftueshme për ta kuptuar.
Unë nuk mendoj se duhet të ketë diçka tjetër për të thënë”, ka thënë Miroslav Ivanoviç.


