Policia e Tiranës ka arrestuar punonjësin e sigurisë, i cili dje ishte në detyrë kur ndodhi grabitja pranë Hipotekës në Tiranës dhe ka proceduar kolegun e tij.
Policia thotë zyrtarisht se dje është arrestuar në flagrancë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës shtetasi F.F., 48 vjeç, banues në Kashar, me detyrë punonjës i SHPSF-së.
Po kështu policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qendrës së kontrollit SHPSF-së.
Këto masa të policisë vijnë pas ngjarjes që ndodhi dje rreth orës 14:05, në rrugën “Panorama”, brenda godinës së ZVRPP-së, ku një person me kapuç, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një sasi lekësh në Agjencinë e filialit të një Banke te Nivelit të Dytë, që ndodhej në sallën e shërbimit e cila ishte në ruajtje të policit privat me iniciale F.F.


