• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VËLLA, PO HIDHEM”/ Dyshohet se u mbyt në kanionet e Osumit, vijojnë kërkimet me polumbarë për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit
Home
Aktualitet
Kronikë

“VËLLA, PO HIDHEM”/ Dyshohet se u mbyt në kanionet e Osumit, vijojnë kërkimet me polumbarë për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit

21 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Që prej mëngjesit të sotëm,në Kanionet e Osumit në Skrapar,janë duke vijuar kërkimet për gjetjet e 42-vjeçarit Ilir Kurti, që dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit. Në ndihmë të polumbarëve kanë shkuar sot edhe Forcat e Ushtrisë,të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe banorë e familjarë,por ende nuk ka asnjë gjurmë.

Kërkimet po vijojnë në të gjithë gjatësinë e Kanioneve, ku ushtria ka gjetur mesditën e sotme në ujë vetëm atletet që ai kishte të veshura atë natë.Rryma e fortë e lumit ditën e sotme i ka bërë të vështira kërkimet në ujë,por polombarët dhe ushtria nuk janë ndalur.Ekipet e kërkimit shpresojnë që trupi të ketë ngecur në ndonjë shkurre,sepse nëse e ka marrë rrjedha e ujit nuk dihet se në ç’degë të Osumit mund ta nxjerrë.

42-vjeçari nga qyteti i Skraparit Ilir Kurti dyshohet se i dha fund jetës mbrëmjen e 19 shkurtit, duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit, në Skrapar.

Në vendngjarje atë natë u gjetën motori me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij, nga i cili rezultoi se 42-vjeçari i kishte nisur një mesazh vëllait, duke i thënë se po hidhej në lumë.

Sipas familjarëve, ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft ndarjen nga djali, me të cilin nuk fliste prej 7-vitesh pasi ish-bashkëshortja e tij e kishte marrë me vete në vendlindjen e saj, Rumani, kur ishte larguar nga Skrapari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND MARRËDHËNIA E TYRE? Brikena i bën të papriturën Mateos
Previous article "MOS KESH RRUGË TË IKËSH NË SHTËPI"/ Rëndohet situata në juglindje, gruaja humb ndjenjat

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT