Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e përmbytjeve në kryeqytet. Veliaj shkoi për inspektim në Njësinë nr. 6 në rrugën e Ish -Pularisë dhe rr. Shaban Bardhoshi.
Kryebashkiaku Veliaj u ka bërë apel Bashkive: Të pastrojmë kanalet e përbashkëta për mos të krijuar efekt tapë
Gjithashtu Veliaj u shpreh se Lumi i rehabilituar i Tiranës dhe Lana, e kaluan provën.
Veliaj këshillon qytetarët: Duhet ende kujdes. Disa fshatra në Pezë jane të pakalueshme, ndaj le të shmangim udhëtimet aty.
“Po ndërhymë në çdo lagje për pemët e rëna e mbetjet nga stuhia, faleminderit kolegëve për punë e bërë, heronj”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Pergatiti: AlpeNews.al






