• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA MISTERIOZE E MRIAS  NË GREQI/ Gjyshja e 16-vjeçares shqiptare: Mbesën e hodhën nga kisha
Home
Breaking News

VDEKJA MISTERIOZE E MRIAS NË GREQI/ Gjyshja e 16-vjeçares shqiptare: Mbesën e hodhën nga kisha

21 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 16-vjeçare shqiptare u gjet e vdekur në rrethana të misterioze në qytetin e Trikallas në Greqi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës së 15 Korrikut. Trupi i pajetë i adoleshentes u konstatua i shtrirë në oborrin përpara një kishe në periferi të qytetit. 16-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Maria Hyseni, kishte hematoma të shumta në trup.

Dyshimet e para të policisë kanë qenë se adoleshentja mund të kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia. Por familja e Marias, që jeton prej vitesh në Trikalla, ka mohuar që vajza e tyre të ketë ndërmarrë aktin ekstrem. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u mësua zyrtarisht se adoleshentja shqiptare humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia për shkak goditjeve të rënda që kishte pësuar në kokë dhe në trup.

Për emisionin “Uniko” ka folur gjyshja e Marias, 74-vjeçarja Dodona Hyseni. Nga Korça ku ajo banon, ka rrëfyer si e mësoi lajmin e kobshëm që mbesa e saj nuk jeton më.

“Ishte ora 08:00 – 09:00. Përcollëm djalin tjetër, ai e mori vesh pastaj. Më tregonin e sëmurë është çupa, e kanë çuar në spital. Kurse djali tjetër tha mbaroi, ka vdekur. Të dy djemtë u bënë ç’të të them. Në këtej prisnim si ishte ngjarja”.

Njësoj si dhe prindërit e Marias, 74-vjeçarja është e bindur që mbesa e saj nuk është vetëvrarë. Familjarët dhe të afërmit dyshojnë se 16-vjeçarja është vrarë. Gjyshja e Marias thotë se mbesa e saj shkonte në shkollë dhe nuk kishte shfaqur asnjë problem që mund ta çonte adoleshente drejt aktit ekstrem.

“Jo e kanë vrarë. Ajo është e vrarë, nuk është vetëvrasje. Atë e kanë vrarë, e kanë hedhur që nga kisha. Se nuk u hodh vetë çupa që andej. Këta kanë qenë tre, kështu na thanë… Prindërit e Marias duan të drejtën e tyre si ka ndodhur. Çupa që ngritur që në orën 03:00 që kishte ikur. E çoi ai dhe kishte ikur kjo. Ata dyshojnë që është vrasje kjo, e hedhur nga kisha. Çupën e kanë hedhur. Erdhi policia e shpuri çupën në morg. Djali kur vajti e gjeti çupën në spital. Të më gjendet e drejta e çupës. Nuk dua gjë… Vetëm çupën të më thoni si ka ngjarë. Se nuk u hodh çupa vetë që andej, këtë e hodhën. E hodhën nga kisha. Vajzat kanë bërë shkollë, kanë mbaruar shkollën”.

Dodona Hyseni kërkon fajtorin dhe shkakun e vdekjes së mbesës së saj. E vetmja gjë që ajo kërkon është drejtësi, të zbardhet e vërteta për këtë ngjarje të rëndë. Nga ana tjetër, gjyshja e Marias kujton mes lotësh kohën kur kishte rritur mbesën që të vogël, dhe vajton largimin e parakohshëm nga jeta të 16-vjeçares.

“E desha shumë. E rrita… S’kam çfarë të bëj. Të ikë tërë ajo çupë. Nëna më thoshin, rrija, i ushqeja, i mbaja.. Dua të jepet drejtësia për mbesën ime”.

Kohët e fundit, 16-vjeçarja shqiptare shoqërohej me një polic 27-vjeçar. Ky person është marrë në pyetje nga kolegët e tij grekë dhe ka pranuar njohjen me Maria Hysenin. Madje, disa orë përpara ngjarjes së rëndë, polici 27-vjeçar ka thënë se ishte takuar me vajzën shqiptare dhe më pas e kishte dorëzuar në shtëpi.

E paqartë deri më tani mbetet arsyeja përse Maria kishte shkuar në kishën “Profet Ilia” në orët e vona të natës, dhe nëse kishte qenë e shoqëruar me persona të tjerë. Trupi i pajetë i shqiptares Maria Hyseni u përcoll për në banesën e fundit më 17 Korrik në varrezat e qytetit të Trikallas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “UJDIA HISTORIKE”! DW zbardh detaje nga marrëveshja e BE: Ja për çfarë ranë dakord vendet, borxhet do të shlyhen…
Previous article ZAPTOI PLAZHIN TEK "SHKËMBI I KAVAJËS”/ Procedohet 64-vjeçari nga Tirana. Arrestohen 3 persona në Durrës

Delo.autor

Postime të ngjashme

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT