• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA MAKABRE E ÇIFTIT SHQIPTAR NË ITALI/ Flet për herë të parë ish e dashura e Taulant Pashos, dyshohet se ishte…
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA MAKABRE E ÇIFTIT SHQIPTAR NË ITALI/ Flet për herë të parë ish e dashura e Taulant Pashos, dyshohet se ishte…

18 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vdekja makabre e çiftit shqiptar në Itali, ka ngjallur jo pak pikëpyetje në lidhje me arsyet që qëndrojnë pas këtij krimi. Për hetuesit lokalizimi i vendondhjes së të birit është tejet pozitiv, por ende ngjarja ngelet e pazbardhur. Në mediat italiane është lakuar jo rrallëherë edhe emri i ish të dashurës së Taulantit si një nga personat e fundit që mund t’iu ketë parë çiftin Pasho, edhe pse një gjë e tillë është kundërshtuar nga ajo.

«Thjesht shkruaj se nuk jam personi i fundit që i kam parë . Për pjesën tjetër, flisni me avokatin tim. ‘ është shprehur kështu Elona, ish-e dashura e Taulant Pashos , një nga tre fëmijët e çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta , eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe.

Ndërkohë që avokati i saj Federico Febbo , u shpreh se ajo është në pritje të një thirrje të karabinierëve për të dhënë dëshminë e saj «Vajza është duke pritur një telefonatë nga hetuesit. Së pari ajo do të flasë me ta ».

Policia vendase deklaron se është pothuajse e pamundur për ta të rindërtojnë ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Elona në atë kohë jetonte me të në shtëpinë e të dyshuarit. Në atë apartament, ajo do të kishte pritur prindërit e të dashurit të saj, të cilit prisnin lirimin e Taulantit nga burgu në 2 nëntor. Prindërit priteshin për drekë, por nuk u paraqitën asnjëherë.

Elona jetoi vetëm në via del Pantano së bashku me qentë e saj të pandarë. Rreth majit 2018, Taulanti largohet nga banesa në Sollicciano, ku kishte pasur disa probleme me fqinjët për shkak të erërave të këqija shkaktuar nga qentë.
Në atë kohë, ai i kishte shprehur shqetësimin e tij avokates, Sabrina Del Fio për fatin e prindërve.

«Jam shumë i shqetësuar, prindërit e mi kanë humbur prej ditësh, askush nuk e di se ku janë. Ata nuk përgjigjen në telefon, është e çuditshme, kështu nuk sillen prindërit e mi ”, i tha ai avokates. Dhe në një komunikim më të vonë me avokaten e tij, ai sërish e ka shprehur të njëjtin shqetësim «dy ose tre vjet më parë – vazhdon Del Fio – Taulanti më kontaktoi në një celular nga një numër anonim, ishte një telefonatë e shkurtër. Ai pyeti për akuzat në pritje dhe procedurat ligjore. Ai më tha se nuk kishte para dhe se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij, për të cilin ende nuk dinte asgjë. Ishte një telefonatë që zgjati shumë pak ».

Tani, pas publikimit të të dhënave të fundit, hetuesit kanë konstatuar se Taulanti është në Zvicër, ku u arrestua përsëri për vjedhje. Ndoshta, pasi të ketë dëgjuar dy motrat dhe xhaxhain, edhe ai do të ketë disa përgjigje për të dhënë dhe disa pyetje për të shtruar, në lidhje me atë që u ndodhi prindërve të tij.

Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, Vitoria në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka sjellë detaje të reja tronditëse për vrasjen dhe masakrimin e prindërve të saj në 2015. Ajo ka rrëfyer për emisionin “Pa Gjurmë” të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar para 3 ditësh në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJIMSHITI BËN 100 NDESHJE NË SERINË A/ Por shikoni kush është rekordmeni shqiptar
Previous article "HISTORITË E VËRTETA TË DASHURISË..."/ Fisniku poston VIDEON nga dhoma e gjumit me Fjolla Morinën dhe i dedikon fjalë të ngrohta

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT