• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdekja e tmerrshme e nënës së dy fëmijëve/ Autopsia: Dhjetëra plagë në trup, u përpoq të vetëmbrohej
Home
Breaking News

Vdekja e tmerrshme e nënës së dy fëmijëve/ Autopsia: Dhjetëra plagë në trup, u përpoq të vetëmbrohej

1 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rezultatet e para të autopsisë së kryer në trupin e shqiptares Elca Tereziu, e cila të dielën e 27 Majit u vra nga bashkëshorti në Piacenza të Italisë, flasin për një vdekje të tmerrshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, nëna e dy fëmijëve ka pësuar dhjetëra goditje me thikë në trup e qafë dhe pavarësisht tentativave të saj për t’u mbrojtur, ajo kishte prerje në duar dhe parakrahë.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti, mëngjesin e së 31 Majit iu përgjigj pyetjeve të gjykatëses Stefania Di Rienzo.

Shqiptari tregoi ngjarjen tragjike të së dielës, duke ripërsëritur atë që i kishte thënë hetuesve mbrëmjen mes 27 dhe 28 Majit.

Avokati i tij tha se 57-vjeçari e ka kuptuar veprimin e rëndë që ka kryer dhe ka një ndjenjë të fortë turpi dhe faji ndaj dy djemve të tij 19 dhe 17 vjeç.

Pavarësisht se ka ripërsëritur se gruaja kishte një karakter agresiv, ai është i ndërgjegjshëm se nuk duhet ta kishte vrarë dhe se ajo nuk meritonte atë që i bëri, shpjegoi avokati.

Mehmeti ka treguar për një martesë të vështirë, me sherre të vazhdueshme për shkak të xhelozisë së gruas, por sipas avokatit, ai nuk është përpjekur në asnjë mënyrë që të justifikohet për atë që ka bërë dhe është i penduar.

Ndërkohë akuzës së vrasjes me dashje, autoritetet italiane i kanë shtuar edhe atë të keqtrajtimit në familje, ndonëse gruaja 52-vjeçare nuk e kishte denoncuar kurrë në polici. Ajo mësohet se kishte kërkuar ndihmë vetëm një herë nga kjo e fundit, por më pas e kishte mohuar faktin se ishte dhunuar nga i shoqi.

Më 30 Maj, mjeku ligjor i Universitetit të Pavias, Chen Yao kreu autopsinë.

Në trupin e 52-vjeçares, në duar dhe krahë kishte plagë të bëra nga një mjet prerës. Kjo tregon se ajo është përpjekur në çdo mënyrë për t’u mbrojtur nga i shoqi, që gjatë përleshjes dyshohet ta ketë vënë gruan për poshtë, pasi ajo kishte mbuluar fytyrën me duar.

Sipas ekspertit mjeko-ligjor, 52-vjeçarja ka vdekur pas disa minutash agonie, për shkak të gjakderdhjes./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu fiton ndaj Vettingut/ KPK: Justifikon pasurinë, vendimi jepet me 4 qershor
Previous article Reshje të forta dhe stuhi në Britani/ Anullohen dhjetra udhëtime me trena dhe avionë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT