Ambasada Amerikanë në Tiranë në një postim në Facebook, bën me dije se nesër do të qëndrojnë të mbyllura të gjitha zyrat në nder të ish-Presidentit Bush që u nda nga jeta pak ditë më parë.
Në postim ambasada bën me dije se të gjitha shërbimet konsullorë do të vijojnë si normalisht punën në datën 6 dhjetor.
“Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.
Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”, shkruhet në postim.



