• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA NDAJ SERBISË/ Haradinaj u dërgon letër të gjitha shteteve të BE-së
Home
Rajon

TAKSA NDAJ SERBISË/ Haradinaj u dërgon letër të gjitha shteteve të BE-së

4 December, 2018 F.autor Rajon

Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj u dërgon letër të gjitha shteteve të BE-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ua ka nisur një letër të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, e cila ndërlidhet me vendimin e Qeverisë së tij për taksën prej 100 përqindësh ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Gazeta Express. Në këtë letër kryeministri Haradinaj ka treguar se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka respektuar në plotësi të gjitha marrëveshjet (CEFTA-n) dhe të gjitha obligimet, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Haradinaj në këtë letër ka thënë se Serbia e Bosnja së bashku kanë shkelur detyrimet e CEFTA-s, kanë ndërhyrë në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe kanë kërcënuar sigurinë dhe politikat publike të Kosovës.

“Përderisa Kosova i zbatonte plotësisht obligimet e saj, ajo vazhdimisht përballej dhe raportonte për mos respektimin nga Republika e Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës të obligimeve që dilnin nga CEFTA dhe ligjet e tjera të zbatueshme ndërkombëtare. Të dy këto shtetet kanë bërë veprime të cilat shkelin detyrimet e CEFTA-së, ndërhyjnë në rendin e brendshëm kushtetues, dhe kërcënojnë sovranitetin, sigurinë dhe politikat publike të Kosovës. Në rastin e Republikës së Serbisë, këto veprime janë në kundërshtim edhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, republika e Serbisë ka shkelur Kapitullin 35 të BE-së për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila kërkon “angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në këtë letër.

Përveç tjerash, Haradinaj ka treguar edhe për pengesat që kanë bizneset kosovare për eksportimin e mallrave në këto dy shtete. Në këtë letër, gjithashtu, janë renditur edhe shkeljet që Serbia dhe Bosnja kanë bërë sa i përket marrëveshjes së CEFTA-s.“Neni 1 [Objektivat] – shih paragrafin 15 (xi) më poshtë,Neni 3 [Kufizimet sasiore] – shih paragrafin 15 (xii) më poshtë, Neni 12 [Masat sanitare dhe fito-sanitare] – shih paragrafin 15 (x. a.) më poshtë, Neni 13 [Barrierat teknike në tregti] – shih paragrafin 15 (x) më poshtë, Neni 21 [Ndihma shtetërore] shih paragrafin 13 më poshtë, Neni 25 [Vështirësitë në bilancin e pagesave] – shih paragrafin 14 më poshtë,Neni 30-32 [Nenet që ndërlidhen me investimet] – shih paragrafin 15 (xiii) më poshtë”, shkruhet në këtë letër.Si përgjigje ndaj këtyre shkeljeve dhe në mbrojtje të rendit kushtetues, Haradinaj thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendimin për taksë prej 100 përqindësh.

Vendosjen e taksës e ka kundërshtuar edhe Bashkimi Evropian, megjithatë Qeveria e Kosovës mbetet e vendosur për vendimin e marrë para pak kohësh. Për këtë taksë serbët në veri janë duke organizuar protesta prej ditësh, ndërsa dje për të njëjtën çështje në Kosovë ka qëndruar komisionari Johanes Hahn, i cili ka kërkuar vazhdimisht zhbërjen e vendimit për taksën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TMERRSHME/ Dera e trenit i kap dorën duke e tërhequr zvarrë (VIDEO)
Previous article VDEKJA E PRESIDENTIT BUSH/ Ambasada Amerikanë në Tiranë njoftim për të gjithë qytetarët: Nesër...

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT