• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E ISH-MINISTRIT SOCIALIST/ Sot HOMAZHET për Luan Hajdaragën. Kuvendi çel dyert në…
Home
Shqipëri

VDEKJA E ISH-MINISTRIT SOCIALIST/ Sot HOMAZHET për Luan Hajdaragën. Kuvendi çel dyert në…

31 July, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta dje paradite, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, sot në datën 31 korrik, nga ora 10:00-12:00.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi dje një letër ngushëllimi familjes së z. Luan Hajdaraga, në të cilën thuhej: Të dashur Elsa, Luela dhe Ervin! Me dëshpërim të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Luanit, bashkëshortit e prindit tuaj të jashtëzakonshëm dhe kolegun e mikun tim të sinqertë.

Luan Hajdaraga ishte një njeri i rrallë, që ia kushtoi jetën, aftësitë dhe kontributin e tij të shquar arsimit, kulturës, politikës dhe interesit publik.

Luani ynë ishte ndër shkencëtarët e parë shqiptar, diplomuar jashtë shtetit dhe që për një kohë të gjatë kontribuoi si shkencëtar e drejtues në institucionet e arsimit dhe të shkencës shqiptare.

Si bashkëthemelues dhe zëvendëskryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Luan Hajdaraga kontribuoi si rrallëkush me kapacitetet, pasionin dhe përkushtimi e tij për ndërtimin e të majtës moderne shqiptare dhe përpunimin e zbatimin të programit të saj politik dhe qeverisës.

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, Luan Hajdaraga u shua si një legjislator i talentuar, përfaqësues i spikatur i qytetarëve shqiptare.

Si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Luan Hajdaraga u dallua për devocionin e tij në shërbim të atdheut e të sigurisë kombëtare, si një personalitet shtetëror dhe partner dinjitoz i aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Luani do të na mungojë të gjithëve, juve si bashkëshort e prind i dhembshur, me shpirtin e ndjeshëm dhe zemrën e madhe, ndërsa ne, miqve e kolegëve të tij, si një shok e vëlla i pazëvendësueshëm. U prehtë i qetë, në dheun e Shqipërisë, të cilës iu përkushtua me diturinë, energjitë dhe shpirtmadhësinë e tij. Juaji sinqerisht, Gramoz Ruçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tare gjen te Barcelona, pasuesin e Milinkoviç-Saviç
Previous article GJURMIN I FSHEHTË/ Policët e aeroportëve ndjekin fshehurazi pasagjerët amerikanë

g.autor

Postime të ngjashme

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun Breaking News

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Rama drejton takimin në prag të seancës plenare Breaking News

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT