Administrata amerikane e sigurisë së transportit (TSA) po përballet me kritika për gjurmim të fshehtë të pasagjerëve amerikanë që udhëtojnë me avionë, shkruan BBC.
Programi “Quiet Skies” (Qiej të qetë) thuhet përdor një alegorizëm për udhëtarët pa rekorde kriminale.
Policët e fluturimeve janë ngarkuar të mbikqyrin, janë ngritur kundër këtij programi, sipas medias amerikane.
TSA mohon profilizim racial të këtij programi dhe thotë se është një ‘metodë praktike’.
“Me rishikimet rutinë dhe menaxhimin aktiv ligjor, privatësia dhe të drejtat civile, programi është një metodë praktike për të ndaluar një tjetër akt terrorist”, shprehet agjensia në një deklaratë për BBC.
Gjatë misionit të “Quiet Skies”, oficerët e policisë kanë qenë si ‘hije’ për pasagjerët gjatë fluturimeve të tyre dhe kanë raportuar çdo sjellje të çuditshme tek TSA.
Këta udhëtarë, të cilët në disa raste janë shtetas amerikanë, nuk janë pjesë e të skeduarve për terrorizëm, apo të dyshuar për ndonjë gjë të gabuar.
Udhëtarët nuk janë lajmëruar kur janë shtuar në listën e “Quiet Skies” e cila raportohet se përmban më shumë se 50 vetë.
Programi kishte qenë një operacion i fshehtë i TSA më parë, por është vendosur që në 2010-n.