Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u shua në moshën në moshën 83-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit përmes një njoftimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë simboli historik i operas dhe muzikës shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Me hidhërim të thellë bëjmë me dije se pak minuta më parë është ndarë nga jeta në moshen 83 vjeçare tenori virtuoz, simboli historik i muzikës operistike shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako.
Mjeshtri i madh u shua në shtepine e tij në Tiranë. Ngushellime familjes, miqve dhe kolegëve të Gaqo Çakos – “Nderit të Kombit”, njofton TOB. Ndërkohë për këtë lajm reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Ai e quan Gaqo Çakon një emër që i mbetet historisë së kënduarit shqip.
“Gaqo Çako nuk jeton më dhe bashkë me të shuhet një tjetër jetë e përkushtuar ndaj artit, duke lënë pas një emër që i mbetet historisë së të kënduarit shqip. RESPEKT”, shkruan Rama.



