Policia e qytetit të Lushnjës në një aksion për kapjen e një të dyshuari (dhe të akuzuari për atentat ndaj tre shtetasve shqiptarë, me banim në Lushnjë) ka arrestuar shtetasin Elion Shehu, i moshës 35 vjeç, banues në Karbunarë të qytetit të Lushnjes.
Lajmin për arrestimin e Shehut e bëri të ditur redaksia e ALPENews.al, me datë 30.07.2018 (sëbashku me njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit).
Pas kërkimeve, Elion Shehu konfirmohet se është ky person që shihni mëposhtë.
ALPENews.al raporton gjithashtu se ky shtetas ishte i akuzuar (perveç se për “Vrasje me dashje”) edhe për akuzën tjetër të “Vrasje me dashje të të Miturve” dhe atë të “mbetur në tentativë”.
Shehu është dënuar me masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa dosja e tij tashmë i përket Gjykatës së Shkallës së Parë për të Miturit në Vlorë.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnje.
Shtetasi Elion Shehu ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.
/ALPENews.al



