Policia rrugore gjatë kontrollove në akset rrugore në kryeqytet ka konstatuar 235 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kontrollet janë bërë në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të uniformuara dhe të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve dhe në rrugët urbane të kryeqytetit.
“Ndaj këtyre 235 janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë,”-raportoi policia.
Ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugën sipas rregullave.


