• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAU DEJËS/ Edi Rama sulmon Zef Hilën: Më kërkoi pazar!
Home
Politikë

VAU DEJËS/ Edi Rama sulmon Zef Hilën: Më kërkoi pazar!

12 May, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila, ku deklaroi se ky i fundit i ka kërkuar takim dhe një “pazar” për ta mbështetur.

Gjatë mbylljes së fushatës në Vaun e Dejës, Rama u shpreh në fjalën e tij se “pazari” i kërkuar nga Hila, ishte që ai të sabonte partinë që drejton, PS-në.

Ndër të tjera, Rama iu drejtua Hilës që mos të shpërndajë para për të blerë vota për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Zef t’i më çove fjalë mua përpara disa kohësh. Doje të më takoje. Deshe një pazar të vogël se kështu e ke zakon ti, deshe një pazar të vogël për të mbështetur ty, domethënë për të sabotuar unë partinë time, siç ke sabotuar ti tënden e pastaj ti të sabotosh tënden për timen zgjedhjet e tjera. Ah more Zef! Zefi ishte të SHQUP-i brenda kur non grata sulmonte SHQUP-in. Pastaj do ti, doli me non gratën jashtë. Është akrobat i madh, edhe pse kështu i shëndoshë, por akrobat dhe për të thënë të drejtën, nuk bie në tokë, gjithmonë rrotullohet. Kështu që Zef të përshëndes!

Ejvalla për të gjitha dhe tani ka ardhur koha me atë diplomën e Universitetit në Marmaris, ku për të thënë të vërtetën nuk të mbanin mend si student, me atë diplomën tani ti vihesh në shërbim të grupit të avokatëve të non gratës se do ketë nevojë dhe me siguri duke qenë se ti ke studiuar atje, ke mësuar dhe anglisht, kështu që turqisht, anglisht, shqipen e ke pak problematike, por me ato të dyja të tjerat ia del, ti mund të vazhdosh të kesh një jetë me shëndet. Edhe diçka të fundit Zef, mos i merr më qafë njerëzit duke i dhënë lekë për të shpërndarë. Je vonë shumë! Je shumë vonë! Mos i merr më qafë njerëzit, duke shpërndarë lekë për të blerë vota. Unë e di që ti s’bën nga këto punë sepse e drejta turke nuk i lejon këto, por mos lejo të tjerët ta bëjnë këtë punë sepse po kapen shumë edhe qëparë më thanë u kapën ca të tjerë, po kapen shumë edhe këta është e bukura se këta kur kapen thonë “po na vjedhin votat”. Kështu që Zef është kryer kjo punë”, theksoi Rama./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE TE REJA NGA PERGJIMET/ Fredi Beleri dërgonte ndihmësin e tij për të blerë votat
Previous article MERRET VENDIMI/ Anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave do të ndahet mes PDIU dhe Partisë së Lirisë

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT