Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit.
Partia e Lirisë kishte ankimuar vendimin e KQZ dhe të KAS, por Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e Ilirjan Celibashit. Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Partia e Lirisë kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ në KAS, në mënyrë që anëtari i katër i grupit të numërimit të votave jetë vetëm i Partisë së tyre.
Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.


