Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ngjarjen e sotm,e në Bularat si një ngjarje folklorike duke përdhosur edhe vetë të vdekjurin.
I ftuar në një intervistë në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus, Rama rtheksoi se kjo nuk ëhstë greqia.
“Jemi një vend ku ndodhi sot diçka që në vendin fqinj nuk mund të imagjinohet. Janë marrë masa në kufi për disa shtetas që kanë shkelur ligjet e vendit duke hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në kufirin e gjelbër, por nga ana tjetë unë refuzoj dhe i bëj ftesë të gjithëve që të refuzojnë atë shprehje “na erdhi greku” se ëhstë njësoj si ajo shprehja “ai shqiptari”.
Në fakt nuk është kjo Greqia, nuk janë këta grekët. Ky është një segment folklorik dhe i mjerë I politikës greke dhe populli grek s’ka qenë dhe s’do të ketë kurrë armiku ynë. Greqia është vendi ku shqiptarët kanë gjetur strehë dhe ku tek ne grekët kanë gjetur strehë. Por si çdo vend ka derrat e vet.