• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VARIANTI DELTA I COVID-19/ Parashikimi: Së shpejti dominues…
Home
Jetë

VARIANTI DELTA I COVID-19/ Parashikimi: Së shpejti dominues…

20 June, 2021 s.autor Jetë

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

Varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë, thonë zyrtarët e shëndetësisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, paralajmërojnë se varianti delta është shumë më infektues ndërsa parashikon që të bëhet varianti dominues gjatë muajve në vazhdim.

Shefja e CDC-së, Rochelle Walensky, tha për kanalin televiziv CNN se varianti Delta po përhapet në pjesën juqperëndimore të Mizurit ndërsa zyrtarët e shëndetit njoftojnë se ky variant përbën 90% të rasteve.

Zyrtarët e shëndetit thonë se pacientët e infektuar janë më të rinjë në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

Shtetet e Bashkuara nuk janë pranë arritjes së synimit të Presidentit Biden për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri me katër korrik.

Ndërsa kanë rënë ritmet e vaksinimit, zyrtarët e shëndetësisë po kalojnë nga klinikat gjigande të vaksinimit në përpjekje për të shkuar tek njerëzit, nëpër komunitetet e tyre.

Një klinikë e lëvizshme në stacionin e transportit në Akron të Ohajos po përpiqet t’u ofrojë njerëzve mundësinë për t’u vaksinuar.

“Erdha për të marrë autobusin për në anën tjetër të qytetit. Nuk e dija që mund të vaksinohesha”, thotë James Crumbley.

Pesë shtete amerikane, me një numër më të vogël vaksinimi se mesatarja, kanë vënë re një rritje të konsiderueshme infektimesh gjatë dy javëve të fundit. Rastet në Arkansa janë rritur 74%.

Shumë shtete amerikane po ofrojnë shpërblime të ndryshme për njerëzit që vaksinohen. Varianti Delta, thonë zyrtarët, është përhapur në më shumë se 80 shtete në mbarë botën. / Zëri i Amerikës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HUMBJES NDAJ ITALISË PËR "EURO 2020"/ Trajneri Uellsit: Mancini ka të drejtë, u thashë të...
Previous article SHQETËSOHET SHBA: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore i merr Khamenei

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT