• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vala e arrestimeve në Maqedoni, ja për çfarë akuzohen 35 të ndaluarit
Home
Rajon

Vala e arrestimeve në Maqedoni, ja për çfarë akuzohen 35 të ndaluarit

28 November, 2017 sidorela.editor Breaking News, Rajon

Një valë arrestimesh është duke u kryer mëngjesin e sotëm në Maqedoni, lidhur me natën e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë  më 27 prill të këtij vit.

Ndër 36 personat të cilët po ndiqen nga Prokuroria, të dyshuar për “Rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, janë ish-ministri i Punëve të Bredshme Mitko Çavkov, deputeti Kërsto Mukoski, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, ish-drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski dhe të tjerë.

“Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve për vërtetimin e fakteve lidhur me ngjarjet që ndodhën më 27 prill 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e përfundoi procedurën parahetimore.

Pas shqyrtimit dhe analizës së materialit të grumbulluar provues, “Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit penal”.

Më 27 prill të këtij viti, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si shqiptari i parë i zgjedhur si kreparlamentar  në Maqedoni, një grup i madh njerëzish, të ndihmuar nga një pjesë e policisë, si dhe nga deputetë të VMRO-DPMNE-së hynë në Kuvend dhe sulmuan deputetët e shumicës së re parlamentare, duke e rrahur keq kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën, por edhe disa deputetë maqedonas, ndër të cilët kryeministrin aktual Zoran Zaev.

Për dhunimin  e Selës tashmë gjenden në paraburgim disa persona me akuzën për “tentim vrasjeje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tiranë/ Ngrihet flamuri kombëtar në Sheshin Skënderbej
Previous article Në prag të vizitës së Erdogan, operacion anti-terrorizëm në Greqi, 9 të arrestuar

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT