• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINA KUNDËR KANCERIT E PRODHUAR NË RUSI/ Serbia gati ta testojë për herë të parë
Home
Rajon

VAKSINA KUNDËR KANCERIT E PRODHUAR NË RUSI/ Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 October, 2025 s.autor Rajon

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale kundër kancerit, Enteromix e cila është e zhvilluar në Rusi.

Ministri për Bashkëpunim Ekonomik, Nenad Popović, deklaroi se vaksina me emrin Enteromix, e zhvilluar nga Qendra për Kërkime Mjekësore dhe Radiologjike në Moskë, do të jetë e “personalizuar” dhe e lehtë për t’u prodhuar në Evropë falë përdorimit të inteligjencës artificiale.

Sipas Popović, do të duhen vetëm shtatë ditë për të kombinuar materialin gjenetik të pacientit me indin tumoral dhe për të ndërhyrë në trajtimin e metastazave të shkaktuara nga melanoma ose kanceri i zorrës së trashë.

Kjo nismë vjen si rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Një delegacion rus ka vizituar tashmë Beogradin për të inspektuar ambientet spitalore, dhe është krijuar një grup i përbashkët pune. Deri në fund të vitit, një ekip mjekësh serbë, përfshirë onkologë, mikrobiologë dhe specialistë të sëmundjeve infektive do të udhëtojë drejt Moskës për të ndjekur trajnime dhe për të marrë pjesë në fazat klinike në institutet Gamaleya dhe Gertsen.

Dozat e para pritet të prodhohen në Spitalin Torlak në Beograd, me planet për administrim që nga viti 2026. Vaksina nuk do të jetë vetëm për pacientët vendas, por edhe për ata nga vende të tjera evropiane.

Kjo iniciativë përbën një kapitull të ri në atë që shumë e quajnë “diplomaci vaksinash”, një strategji e ngjashme me atë që Rusia përdori gjatë pandemisë së COVID-19. Në atë kohë, para se vaksinat perëndimore si Pfizer dhe AstraZeneca të bëheshin të disponueshme, mijëra qytetarë evropianë udhëtonin drejt Beogradit për t’u vaksinuar me Sputnik V, vaksina ruse që u promovua si “antidoti revolucionar”.

Megjithatë, përpjekjet për prodhimin masiv të vaksinës ruse në Serbi u penguan nga reagimet e ashpra ndërkombëtare, presioni i industrisë farmaceutike perëndimore dhe implikimet politike. Si pasojë, Beogradi u detyrua të kufizojë prodhimin dhe shpërndarjen vetëm në disa vende afrikane.

Enteromix nuk është një vaksinë parandaluese, por një trajtim eksperimental që synon reduktimin e masës tumorale nëpërmjet injektimit të katër viruseve të padëmshme. Sipas studiuesve rusë, këto viruse shkatërrojnë deri në 60-80% të masës tumorale, duke forcuar sistemin imunitar pa dëmtuar organet dhe me efekte anësore minimale.

Megjithatë, komuniteti shkencor ndërkombëtar është ende skeptik pasi deri tani, rezultatet pozitive janë parë vetëm në kafshë. Provat e para klinike me njerëz kanë filluar vetëm në qershor 2025, me një grup prej 48 vullnetarësh të moshës 18–75 vjeç. Për të pasur prova të besueshme dhe të publikueshme, kërkohen vite kërkimi dhe testimesh në qindra pacientë.

Për më tepër, Rusia prezantoi për herë të parë këtë vaksinë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, një platformë më shumë politike sesa shkencore, duke shmangur një prezantim transparent përpara komunitetit shkencor ndërkombëtar.

Përtej aspektit mjekësor, projekti Enteromix reflekton edhe tensionet politike dhe gjeopolitike në rajon. Serbia, e vetmja në Evropë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, ruan lidhje të ngushta me Moskën, ndërsa zyrtarisht aspiron integrimin në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, Serbia po përballet me sfida serioze energjetike. Kompania shtetërore e naftës, NIS, është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë ruse, ndërsa vendi është plotësisht i varur nga gazi rus. Nga janari 2026, Serbia nuk do të mund ta marrë më gazin përmes rrugëve tradicionale që kalojnë në BE. Në vend të kësaj, do të përdorë Rrjedhën Ballkanike përmes Bullgarisë dhe Hungarisë, një alternativë që autoritetet serbe e quajnë “katastrofë ekonomike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË ËMBËL? Pamjet nga avioni që “tradhtuan” Melinda Ademin
Previous article "DO NDALOJMË PUTIN NËSE..."/ Polonia paralajmëron: Një gjykatë mund të urdhërojë shoqërimin e tij në Hagë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT