Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Varhelyi.
Me Komisionerin Varhelyi, Kryediplomati Cakaj diskutoi gjërësisht mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, në një reagim në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj bëri me dije se Komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.
“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.
Ky takim wshtw komentuar edhe nga vetw komisioneri pwr Zgjerimin. “Një takim i mirë koordinimi me ministrat e jashtëm dhe të Evropës të Ballkanit Perëndimor mbi situatën më të fundit për krizën COVID-19. Ne jemi duke punuar për të siguruar që vaksinat COVID-19 do të vihen në dispozicion të Ballkanit Perëndimor në kohën e duhur, menjëherë pasi fillojnë të shpërndahen në BE”, shprehet Varhelyi.
Me anw tw njw statusi nw rrjetet sociale ai shprehet se “ne po lëmë mënjanë fondet për të mbështetëse dhe koordinuar marrëveshjet. Në pandemi ne qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilëve është në BE. Dhe ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë jo vetëm kaq dhe më gjerë – ne mund ta kapërcejmë pandeminë vetëm së bashku. #Së bashku më të fortë”.


