Situata e koronavirusit në vend vijon të mbetet shqetësuese.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një video mesazh të pacientëve të prekur me Covid.
Në përballje me sëmundjen e vështirë një pacient shprehet se qytetarët nuk duhet të tregojnë frikë ndaj Covid-19, ndërsa i bën apel që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos hezitojnë të komunikojnë me mjekët për çdo shenjë që evidentojnë apo dyshojnë se janë të prekur.
I shtruar prej 25 ditësh, një nga pacientët shprehet se kujdesi mjekësor luan rol kyç për parandalimin e përhapjes së virusit: “Spitali është përgjigja për të gjithë skeptikët, i bëj thirrje të mos hezitojnë të mjekohen”.
“Isha në formë të rëndë të sëmundjes dhe e falënderoj të gjithë stafin për punën e heroikë. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i drejtohen spitale dhe të mos dëgjojnë fjalët sepse do të marrin veten në qafë”, shprehet një tjetër pacient.
Kliko linkun për të parë videon
https://www.facebook.com/168952600227465/videos/1845755608922893


