• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë

29 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vëmendja e medias britanike të hënën do të jetë në Gjykatën e Magjistraturës së Norwich-it, në Anglinë Lindore, ku do të paraqiten përsëri dy shqiptarët Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci, nën akuzë për grabitjen e shtëpisë së Princit William, mbretit të ardhshëm.

Një tjetër ditë nga ku edhe njëherë tjetër fjala Albanian/Shqiptarët do të prodhojë tituj negativë gazetash, duke e dëmtuar imazhin e shqiptarëve të ndershëm që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe.

Disa ditë më parë, tabloidi The Sun publikoi fotot e Mirgen Dokut dhe Arilen Ndocit, që të dy nga Laçi, të cilët akuzohen për vjedhje dhe kalim të një zone të mbrojtur.

Top Channel mëson se dy të rinjtë shqiptarë do të paraqiten përsëri në Gjykatën e Magjistraturës së Norwich-it, në orën 10:00, në sallën e gjyqit numër 3, ku do të pyeten nga gjykatësi i çështjes nëse ata pranojnë akuzat e ngritura nga prokuroria.

Nëse Doku dhe Ndoci do të pranojnë akuzat, siç edhe pritet të ndodhë, atëherë vendimi i dënimit për ta do të jepet në javët në vazhdim.

Sipas ligjit anglez, për akuzën e grabitjes së një rezidence banimi, dënimi shkon deri në 14 vite burg.

E pikërisht për të shmangur këtë dënim të rëndë, Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci pritet të pranojnë akuzat e të përfitojnë një dënim më të lehtë.

Mediat angleze kanë raportuar se Doku dhe Ndoci kishin hyrë ilegalisht në Angli.

Arilen Ndoci, 32 vjeç, sipas The Sun, hyri në Angli njëherë me gomone dhe njëherë tjetër me avion.

Të dy të rinjtë nga Laçi, mbrëmjen e 23 nëntorit, duke përdorur një tub shkarkimi uji, hynë në katin e parë të Anmer Hall në Norfolk dhe akuzohen se kanë vjedhur 6 kapëse këmishësh dhe një orë në shtëpinë e mbretit të ardhshëm.

Kjo ngjarje u kthye në lajm botëror dhe, sipas ChatGPT-së, lajmi u publikua në 90 gjuhë të botës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë
Previous article U VRA NË PËRPLASJEN ME POLICINË ITALIANE/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë Aktualitet

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë

U VRA NË PËRPLASJEN ME POLICINË ITALIANE/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar (EMRI) Aktualitet

U VRA NË PËRPLASJEN ME POLICINË ITALIANE/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar (EMRI)

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar Aktualitet

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT