• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“URGJENTISHT…”/ Lulzim Basha: Ja çfarë do bëja unë po të isha kryeministër sot
Home
Politikë

“URGJENTISHT…”/ Lulzim Basha: Ja çfarë do bëja unë po të isha kryeministër sot

30 March, 2020 F.autor Politikë

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një intervistë për Vizion Plus, deklaroi se nëse do të ishte kryeministër, do të ofronte tri gjëra; siguri, testim dhe ndihmë ekonomike. Më tej, kreu i PD deklaroi se do të zbatonte plotësisht protokollin e sigurisë për jetën e çdo qytetari.

“Të ndryshohet urgjentisht strategji sa i përket dedektimit, zbulimit duke rritur masivisht testimin, duke nisur me shtresat më të ekspozuara që janë shëndetësia, janë punonjësit e shtetit që janë në kontakt me njerëzit, policia, janë punonjësit e sektorit privat që janë ne kontakt me njerëzit që nga punonjësit e tregtisë, të supermarketeve, bukëpjekësit me të gjithë ata që janë në kontakt me njerëzit dhe duke e shtrirë atë dhe duke nisur procesin e gjurmimit”-tha Basha.

Lulzim Basha po të ishte sot kryeministër i Shqipërisë, vendimi i parë që do të merrte cili do të ishte?

Do të urdhëroja menjëherë mbylljen e këtyre vatrave të infeksionit, do të vendosja mjaftueshëm para të cilat buxheti i ka, por do të duhet të shkojnë aty ku ka nevojë. Këtë po bën Kosova. Nuk ka nevojë të marrim shembuj të fryrë, këtë po bën Maqedonia e Veriut, këtë duhet të bëjë Shqiperia. Fondet janë të pamjaftueshme, mënyra e dhenies së tyre është e paqartë, kemi humbur tre javë, fillon prilli, shumica e familjeve kanë djegur rezervat e tyre, kanë djegur atë pak dhjamë që kishin ndaj duhet urgjentisht të veprohet.

Nga ana tjetër të ndryshohet urgjentisht strategji sa i përket dedektimit, zbulimit duke rritur masivisht testimin, duke nisur me shtresat më të ekspozuara që janë shëndetësia, janë punonjësit e shtetit që janë në kontakt me njerëzit, policia, janë punonjësit e sektorit privat që janë ne kontakt me njerëzit që nga punonjësit e tregtisë, të supermarketeve, bukëpjekësit me të gjithë ata që janë në kontakt me njerëzit dhe duke e shtrirë atë dhe duke nisur procesin e gjurmimit.

Shqipëria është një vend i vogël në qoftë se hallkat funksionojnë, në qoftë se udhëzimet jo thjeshtë botohen apo hidhen e rihidhen në Facebook por zbatohen, atëherë ne mund t’a gjurmojmë dhe ta izolojmë virusin dhe kjo do t’a bënte shumë me te thjeshtë qe sistemi shëndetësor të mos shkojë drejt kolapsit. Këto janë tre prioritetet kryesore; siguria e jetës, mbyllja pra e vatrave potenciale të infeksionit, më shumë testime, nisja e procesit të gjurmimit dhe paketa e ndihmës social ekonomike, e cila është me vonesë, është e padetajuar dhe e pamjaftueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA/ Nuk do ta besoni çfarë vendimi mori ky çift doktorësh për të luftuar kundër koronavirusit
Previous article ALFRED PEZA/ Trendi shqiptar i të bërit politikë me koronavirusin!

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT