• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Trendi shqiptar i të bërit politikë me koronavirusin!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Trendi shqiptar i të bërit politikë me koronavirusin!

30 March, 2020 Redaktor1 OP-ED

Nëse ka diçka ndryshe që po ndodh në hapësirën shqiptare në Ballkan e që na dallon nga çdo popull e komb tjetër, në këto kohët të pandemisë globale është fakti se disa aktorët e faktorë opozitarë në Shqipëri e Kosovë, po mundohen që të nxjerrin përfitime politike. Po mundohen që ta shfrytëzojnë këtë moment tepër të vështirë për këdo, këtë luftë të të gjithë botës kundër Covid-19 që po mer çdo ditë mijëra jetë njerëzore, për përfitime personale.

Në Kosovë po e bëjnë krejt hapur, pa vrasje ndërgjegje dhe në kurriz të shëndetit publik. Ndërsa në Shqipëri duke patur më shumë përvojë, po e bëjnë në mënyrë më të kamufluar, e pak më të sofistikuar. Por në fund të fundit, me të njëjtin qëllim. Me të njëjtin objektiv. Me të njëjtin përfundim. Gjithçka bëhet në emër të “demokracisë”, të “shtetit të së drejtës”, në “emër të qytetarëve”. Por sigurisht, vetëm e vetëm me synimin për të përfituar individualisht, sipas parimit të “ujkut që kërkon mjergull”.

Në Kosovë si askund tjetër, e në asnjërën prej demokracive të botës së qytetëruar, përkundër thirrjeve të OKB dhe Papës për të ndaluar çdo lloj lufte në planet, po i shkojnë deri në fund të vetmes luftë që nuk po njeh armëpushim në këto anë. Luftës për pushtet. Luftës për karrike. Luftës për përfitime personale politike dhe partiake. E në emër të saj u rrëzua në Parlament, qeveria e Albin Kurtit. E pas kësaj, po vijon lufta për qeverinë që do vijë më pas.

Ndërsa në Shqipëri duke mos patur dot as qasje në Parlament, për shkak se i kanë djegur mandatet e deputetëve dhe duke mos e rrezikuar dot qeverinë e cila përbëhet vetëm nga një parti, po mundohen që të shfrytëzojnë të gjitha limitet e tjera politike, në hapësirat që kanë në dispozicion. Duke krijuar Task Forcë për luftën kundër Covid-19 në selinë e opozitës dhe një tjetër në selinë e Presidencës. E duke përdorur çdo mjet propogandistik, për të krijuar idenë se masat e jashtëzakonshme që ka ndërmarë qeveria e kryeministrit Edi Rama, nuk janë më të mirat e mundshme.

Situata e pandemisë që po mbahet nën kontroll për shkak të masave të mara në kohë, e të zbatuara në vijimësi me korrektesë nga të gjitha strukturat qeveritare, shtetërore e popullsia si dhe presioni i opinionit publik që i ka miratuar ato në vijimësi, e kanë detyruar kryetarin e PD Lulzim Basha dhe LSI Monika Kryemadhi, që të mos dalin hapur kundër. Duke ndjekur taktikën e adresimit të kritikave, përmes politikanëve të tyre, që janë përgjithësisht mjekë në profesion.

Ajo që i detyroi ta hiqnin maskën e engjëllit publikisht, ishte momenti kur Kryeministri Edi Rama dërgoi drejt Lombardisë një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria, në ndihmë të Italisë që në këto 30 vitet e fundit ka qenë pranë nesh në çdo krizë dhe situatë të vështirë që kemi kaluar. Jehona e këtij akti në një kohë kur gjithkush nga shtetet po lufton sipas parimit “o mete për vete”, ishte e jashtëzakonshme jo vetëm në Itali, por edhe në BE, e në mediat e gjithë botës.

Përveç modelit të solidaridetit, ky vendim tregoi se qeveria shqiptare e ka situatën e pandemisë nën kontroll brenda vendit, duke i dhënë mundësinë që të kontribuojë edhe jashtë saj. Kjo e tërboi elitën politike në opozitë, e cila nisi një agresion të pashembullt verbal kundër Kryeministrit Edi Rama, i cili mundi ti japë emigrantëve në Itali dhe kudo tjetër në botë, një shembull kuptimlotë që rrit imazhin e shqiptarëve, duke i bërë që të ndihen si rrallëherë plot krenari.

Presidenti Ilir Meta për shkak të pandemisë, u detyrua të braktiste projektin e “revolucionit nr. 2” të nisur më 2 mars në bulevard dhe po ndjek një taktikë tjetër. Ndryshe nga Basha, ai vrapoi që ta duartrokiste publikisht operacionin e ndihmës me 30 mjekët përtej “Adriatikut”, por duke mos harruar që të bëjë politikë përmes një akti tjetër. Kreu i Shtetit në kulmin e luftës kundër Covid-19 dhe rrijtes së aksioneve publike të Edi Ramës, riktheu në Parlament, paketën “AntiKÇK”. Duke treguar, se as ai nuk ka ndërmend që të bëjë “amrëpushim” politik, në kohë koronavirusi.

Kjo që po ndodh është e pangjashme me asgjë tjetër, që njerëzimi mban mend që nga Lufta II Botërore, prej mbi treçerek shekulli të paktën. Duke detyruar politikën kudo në botë, në mazhorancë e në opozitë, miq e armiq për vdekje, që të jenë bashkë kundër një rreziku shumë më të madh sesa ai nga njëri- tjetri. E pangjashme me çdo rast tjetër, është edhe ajo që po ndodh me një pjesë të elitës politike shqiptare, në Kosovë e Shqipëri. E cila nuk po heq dorë nga të bërit politike, as me koronavirusin.

Historia do të shkruajë një ditë për triumfin e njerëzimit mbi vdekjen. Mbi të keqen e padukshme që na është kanosur sot. Sikundër historia e shqiptarëve, do të ketë një vend, për të gjithë ata që u bënë kaq shumë të dukshëm e të zëshëm, për të bërë politikë e duke dashur që të përfitojnë personalisht nga kjo luftë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "URGJENTISHT..."/ Lulzim Basha: Ja çfarë do bëja unë po të isha kryeministër sot
Previous article NGA WILSON TEK TRUMP/ Si i kanë trajtuar krizat e shëndetit publik presidentët amerikanë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT