• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNAZA E MADHE”/ Bardhi DUBLON gafat….as konsulta me BASHËN nuk i bën punë
Home
Politikë

“UNAZA E MADHE”/ Bardhi DUBLON gafat….as konsulta me BASHËN nuk i bën punë

29 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

As ftesa e Autoritetit Rrugor Shqiptar për zyrtarin e Partisë Demokratike Gazmend Bardhi që përpara se të fliste për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës të konsultohej me kryetarin Lulzim Basha nuk i ka funksionuar.

I detyruar të konsultohet me shpejtësi me Bashën, ndoshta përmes telefonit, për ato çka deklaroi në konferencën për shtyp të mesditës, Bardhi ka dubluar gafat duke mos arritur dot të qullosë asgjë.

Bardhi pretendon se projekti për Unazën e Madhe të Tiranës është një projekt i ri dhe ndaj duhet të ishte kryer studimi i fizibilitetit. Idea për Unazën e Madhe të Tiranës dhe gjurma daton që në 1989 ndërsa projekti nga 1996. Çdo qeveri i ka qëndruar besnike këtij projekti pa kryer akrobacira politike.

Basha siç duket nuk ka qenë i qartë ose Bardhi se ka kuptuar që për Unazën e Madhe bëhet vetëm një studim fizibiliteti dhe ai kryhet në fazën fillestare, pa u nisur për tu ndërtuar asnjë segment i saj.

Imagjinoni sikur të ndiqet logjika amatoreske e Bardhit dhe për çdo segment që zbatohet projekti të kryhet studim fizibiliteti. Çfarë ndodh kur një segment mund të dalë fizibël dhe një tjetër jo fizibël? A mund ta quajë Unazë Bardhi këtë? Apo do duhet ta cilësojë projekt drapër ose projekt çekan!! Leverdisshmëria e projektit studiohet si e tërë që në fillim dhe jo rrugës në varësi të pozicionit ku është PD, në pushtet apo në opozitë.

Bardhi thotë se projekti është tenderuar pa marrë paraprakisht lejen e ndikimit në mjedis. Sërish Bardhi nuk ka kuptuar Bashën teksa e ka sqaruar se procedura e garës nuk kushtëzohet nga lejet. Ajo çka kushtëzohet nga lejet është pikërisht fillimi i punimeve ndërtimore në terren. Sipas ligjit, ARRSH ka zhvilluar garën, ka shpallur fituesit dhe lidhur kontratën, më pas ka lëshuar të gjitha lejet përkatëse ligjore deri në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit. E gjithë kjo procedurë është e përcaktuar plotësisht në ligj.

Bardhi gjithashtu pretendon se projekti i dhuruar në vitin 2011/2012 për kryebashkiakun Basha nga studio “Sphaera” sh.p.k. me të cilin ai filloi ndërtimin e segmentit “Komuna e Parisit-Pallati me Shigjeta” nuk ka ngjashmëri me atë të dhuruar për ARRSH-në në 2018 nga studio “AVE Consulting” sh.p.k. Rezulton krejtësisht pretendim i pavërtetë, tanimë i konfirmuar edhe me shkresa zyrtare se bëhet fjalë për të njëjtën praktikë.

Pretendimi se projekti është tenderuar pa kryer vlerësimin paraprak të kostove dhe vlerën paraprake të shpronësimeve është sërish një gafë. Projekt-preventivi dhe vlerësimi paraprak i fondit për shpronësimet janë pjesë e dosjes së projektit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDURIA/ REALI gjen pasardhësin e MODRIC, por Tottenham do 250 milionë euro
Previous article Hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhje/ Ish-avokati i Trumpit pranon se ka gënjyer Kongresin

Isa.Autor

Postime të ngjashme

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT