• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ULJE TEMPERATURASH DERI NË -15 GRADË/ Reshje bore dhe në Tiranë, surprizat e motit në ditët në vijim
Home
Sociale

ULJE TEMPERATURASH DERI NË -15 GRADË/ Reshje bore dhe në Tiranë, surprizat e motit në ditët në vijim

12 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Me sa duket dhe Tirana e qytete të tjera do t’i gëzohen borës këtë fundjavë, teksa priten temperatura tepër të ulëta.

Akil Osmani nga MeteoAlb tha në një lidhje në Neës24 se në ditët në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të zbresin edhe në minus 15 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore vlerat minimale pritet të zbresin edhe në minus 5 apo minus 6 gradë celsius.

“Ndërsa maksimumet pritet të luhaten nga vlerat 7-8 gjatë ditës së shtunë, ndërsa të dielën një rënie më e ndjeshme e tyre duke zbritur në vlerat 4 gradë celsius në vlerat maksimale.
Po, gjatë kësaj fundjave pritet që reshjet e dëborës të përfshijnë vendin tonë. Që në orët e para të ditës së shtunë pritet që mbi 400 metër nga niveli i detit të kemi reshje dëbore, ndërsa e shtuna pasdite duke qenë se vijon rënia e ndjeshme e vlerave termike pritet që të zgjerohet hapësira e reshjeve të dëborës duke bërë që të përfshihen dhe zonat e ulëta, duke përfshirë dhe kryeqytetin, Tiranën, reshje që do të jenë prezent deri paraditen e ditës së diel”, tha ai.

Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta pritet të zgjasin dhe përtej të hënës dhe të martës, duke bërë që të kemi 6 deri në 7 ditë me temperatura ekstremisht të ulëta dhe në zonat e thella malore ta tejkalojnë -16, -17 gradë celsius.

Sa i përket Kosovës, e cila këtë javë do të ketë votime, Osmani tha se edhe vlerat maksimale do të jenë negative.
“Në Kosovë, në orët në vijim mbetet me kushtet e motit të qëndrueshëm, fundjava me reshje dëbore dhe temperatura shumë më të ulëta. Pritet që 24 orëshi gjatë ditës së shtunë dhe të diel dhe vlerat maksimale të jenë negative deri në 0 gradë celsius”, tha Osmani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET E VDEKUR NË MËNYRË MISTERIOZE/ E dashura e fudbollsitit të njohur kishte fëmijë me një burrë shqiptar
Previous article "MASAT KUFIZUESE NGADALËSUAN EKONOMINË"/ Guvernatori Sejko: Rimëkëmbja do të ndodhë gjatë…

s.autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT