• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UKRAINA NDËRPRET LIDHJET DIPLOMATIKE ME SIRINË/ Zelensky: Presioni për shtim të sanksioneve do jetë edhe më i madh
Home
Nderkombetare

UKRAINA NDËRPRET LIDHJET DIPLOMATIKE ME SIRINË/ Zelensky: Presioni për shtim të sanksioneve do jetë edhe më i madh

30 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina ka shkëputur lidhjet diplomatike me Sirinë, pasi Damasku ka njohur pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur këtë vendim përmes një postimi në Telegram. “Nuk do të ketë më marrëdhënie në mes të Ukrainës dhe Sirisë”, ka thënë Zelensky, duke thënë se presioni me sanksione kundër Sirisë, “do të jetë edhe më i madh”.

Donjecku dhe Luhansku, që njihen së bashku si Donbas, janë duke u përballur me luftime të ashpra, si pasojë e luftës që ka nisur Moska kundër Ukrainës, pak pasi ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve.

Disa pjesë të Luhanskut dhe Donjeckut, janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska, prej kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Leonid Pasechnik, lider i separatistëve në Luhansk, ka falënderuar Sirinë dhe presidentin sirian, Bashar al-Asad, për atë që e ka konsideruar “gjest politik të përgjegjshëm dhe të guximshëm” për njohje të Luhanskut si shtet sovran dhe të pavarur, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Siria, aleate e ngushtë e Rusisë, ka përfituar ndihmë ushtarake ruse në luftën e saj civile, është shteti i parë, pas Rusisë, që njeh pavarësinë e këtyre dy rajoneve separatiste.

Siria ka qenë edhe në të kaluarën në anën e Rusisë. Më 2018, është pajtuar për të njohur Abhazinë dhe Osetinë, rajone të shkëputura gjeorgjiane, si shtete të pavarura. Ky hap ka nxitur Gjeorgjinë që të shkëpusë marrëdhëniet me Sirinë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E 7 KORRIKUT/ Alibeaj: Qëndresa nis duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend, të vijnë këtu dhe të thonë fjalën e tyre për…
Previous article PAMJET/ Arrestohen "skifterët" e orëve në Durrës, zbardhen 3 vjedhje. Në banesën e 30-vjeçarit gjenden 190 orë dore

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT