• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Arrestohen “skifterët” e orëve në Durrës, zbardhen 3 vjedhje. Në banesën e 30-vjeçarit gjenden 190 orë dore
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Arrestohen “skifterët” e orëve në Durrës, zbardhen 3 vjedhje. Në banesën e 30-vjeçarit gjenden 190 orë dore

30 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Watches”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhet vjedhja e 3 orëve të dorës, në banesën e një shtetaseje, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Arrestohet edhe 30-vjeçari që përvetësoi njërën nga orët e vjedhura. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Watches”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit:
A. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.

Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, shtetasi K. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse ka përvetësuar njërën nga orët që dyshohet se shtetasit A. R. dhe M. V. e kanë vjedhur në banesën e shtetases P.N.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 190 ora të markave të ndryshme, të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres, për veprime të mëtejshme.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UKRAINA NDËRPRET LIDHJET DIPLOMATIKE ME SIRINË/ Zelensky: Presioni për shtim të sanksioneve do jetë edhe më i madh
Previous article DITA NDËRKOMBËTARE E PARLAMENTARIZMIT/ Lindita Nikolla: Kuvendi, shtyllë e demokracisë dhe interesit kombëtar e publik

s.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT