• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
UDHËZIMI I TATIMEVE/ Taksat e reja që hynë në fuqi me paketën fiskale
Home
Ekonomi

UDHËZIMI I TATIMEVE/ Taksat e reja që hynë në fuqi me paketën fiskale

7 January, 2019 k.autor Ekonomi

Me paketën e re fiskale u miratua edhe ulja e dividendit nga 15 për qind në 8 për qind. Administrata Tatimore sjell shembujt se kur biznesi do të përfitojë tatimin 8 për qind, si dhe rastet kur sipërmarrja përjashtohet nga ulja e taksës.

“Do të aplikohet shkalla tatimore 8 për qind për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019; tatimi për dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme, tatimpaguesi do të paguajë 15 për qind tatim mbi dividendin”, sqarojnë Tatimet. Paketa e re fiskale solli ndryshime edhe në TVSH. “Ka ndryshime në shkallët tatimore në masën 6 për qind për furnizimet e shërbimit të reklamave nga media audiovizive; 6 për qind për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me kapacitet 9+1 vende ose me shumë, me motor elektrik, deri në 31 dhjetor 2021.

Nga data 1 janar 2022 shkalla tatimore bëhet 10 për qind; 6 për qind për furnizimin e librave të çdo lloji. Do të aplikohet shkallë tatimore 0 për qind, për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacionet nën regjimin e përpunimit aktiv.

Do të aplikohet norma prej 6 për qind, për kompensimin e fermerëve”, thuhet në udhëzimin e Tatimeve. Ndryshimet e taksave sjellin lehtësi edhe për prodhimin vendas, ku me paketën fiskale të këtij viti nga 1 janari taksa e materialeve/ artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare, është 35 lekë/kg nga 70 lekë/kg që ishte.

Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend është 5 lekë/kg dhe 25 lekë/kg është taksa e lëndëve të para në të importuar dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKOI TË BINTE NË HUMNERË/ Dukagjinasi revoltohet ndaj Voltana Ademit: Ja ku na përfundon jeta se votuam këtë zonjë (VIDEO)
Previous article NISI NGA 1 JANARI I KËTIJ VITI/ Sa do të paguhet për apartamentet

k.autor

Postime të ngjashme

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT