• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISI NGA 1 JANARI I KËTIJ VITI/ Sa do të paguhet për apartamentet
Home
Ekonomi

NISI NGA 1 JANARI I KËTIJ VITI/ Sa do të paguhet për apartamentet

7 January, 2019 F.autor Breaking News, Ekonomi

Nga 1 janari nisi zbatimin taksa e re e shtëpive, që do të paguhet 0,05 për qind e vlerës së shtëpive. Taksa për kryeqytetin do të paguhet në faturën e ujit të pijshëm. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, më herët deklaroi se në kadastrën e pronave janë hedhur të dhënat për 650 mijë shtëpi. Ministri tha se në total në vend janë 1,200,000 mijë prona, ku brenda vitit pritet të përfundojë hedhja e të dhënave edhe për pjesën e mbetur.

“Janë 1,200,000 mijë prona në të gjithë vendin, nga të cilat 650 mijë prona janë hedhur në sistem në mënyrë të detajuar, pra, kush është pronari, sa metra katrorë është prona, zona kadastrale, sa taksohet. Pjesa tjetër, që është diku te 600 mijë deri në 650 mijë prona të tjera, në bazë të metodologjisë, nëse do të regjistrohen 50 prona në ditë, në krye të vitit të gjitha pronat e vendit do të jenë në platformë”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Me llogaritjet që ka bërë Ministria e Financave, për një shtëpi me sipërfaqe 100 metra katrorë shuma e taksës së re që do të paguhet në Tiranë, e llogaritur sipas çmimit mesatar të shtëpisë në vlerën e 89,137 lekë për metër katror është 4,457 lekë.

Gazeta boton edhe një herë të plota tabelat me vlerën e taksës së re së shtëpive për 12 qarqet e vendit. Referuar tabelave zyrtare, sot një familje që banon në një apartament të ndërtuar para ’93 në Tiranë paguan 1500 lekë, kurse për ndërtesat pas ’93 paguhet 3 mijë lekë.

Me taksën e re për një familje që banon në shtëpi para ’93 ngarkesa do të rritet 2,957 lekë, kurse për shtëpitë pas 1993 taksa do të rritet 1,457 lekë. Një familje që banon në një shtëpi me sipërfaqe 100 metra katrorë në qytetin e Durrësit vlera e shtëpisë me çmimet e referencës llogaritet 6,750,000 lekë. Vlera e taksës së re llogaritet 3,375 lekë./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UDHËZIMI I TATIMEVE/ Taksat e reja që hynë në fuqi me paketën fiskale
Previous article VOGËLUSHI I EGLA HARXHIT FESTON DITËLINDJEN/ Ish-miss Shqipëria publikon foton emocionuese

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT