• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UASHINGTONI VIJON T’I QËNDROJË NË KRAH UKRAINËS/ Zbulohet lëvizja e radhës, plot 3 miliardë dollarë për…
Home
Nderkombetare

UASHINGTONI VIJON T’I QËNDROJË NË KRAH UKRAINËS/ Zbulohet lëvizja e radhës, plot 3 miliardë dollarë për…

24 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Uashingtoni duket se po e shndërron në një fushatë afatgjatë ndihmën e sigurisë për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon agresionin në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë thonë se ka gjasa që Uashingtoni të mbajë më shumë trupa ushtarake në Evropë në të ardhmen, përfshirë planet për një ndihmë shtesë prej rreth 3 miliardë dollarësh për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për disa vite.
Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se paketa e ndihmës pritet të shpallet të mërkurën, ditën që shënon gjashtëmujorin e fillimit të agresionit në Ukrainë dhe ai vend feston ditën e pavarësisë.

Zyrtarët thanë se paratë do të financojnë kontrata për tre lloje dronësh dhe armë të tjera, municione dhe pajisje që mund të mos shohin frontin e betejës për një ose dy vite.

Shuma totale e paketës së ndihmës, e cila ofrohet në bazë të Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës dhe është më e madhja deri më sot, mund të pësojë disa ndryshime të vogla para se të bëhet publike të mërkurën.

Zyrtarët thanë në kushte anonimiteti se paketa do të përfshijë fonde për dronët e vegjël Puma që lëshoehn me dorë, dronët e vëzhgimit Scan Eagle me qëndrueshmëri më të gjatë të cilët lëshohen me katapultë, dhe për herë të parë, sistemin e dronëve British Vampire, që mund të lëshohen nga anijet.

Ndryshe nga shumica e ndihmave të mëparshme, paketa synon kryesisht të ndihmojë Ukrainën që të sigurojë një mbrotje afatmesme dhe afatgjatë, sipas zyrtarëve me njohuri mbi çështjen.

Dërgesat e mëparshme janë përqendruar tek nevojat më imediate të Ukrainës për armë e municione dhe pajisje që Pentagoni ka në rezerva dhe mund të dërgohen menjëherë. Paketa e re synon të sigurojë zyrtarët ukrainas se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre, pavarësisht situatës, thanë zyrtarët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në dukje të martën një përqendrim më të zgjeruar të aleancës, ndërsa ripohoi mbështetjen për vendin e shkatërruar nga konflikti.

“Dimri po vjen, dhe do të jetë i vështirë, dhe ajo që ne shohim tani është një luftë rrënqethëse. Kjo është një betejë vullnetesh dhe një betejë logjistike. Prandaj ne duhet të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën për një afat të gjatë, në mënyrë që Ukraina të triumfojë si një komb sovran dhe i pavarur”, tha zoti Stoltenberg, duke folur në një konferencë virtuale mbi Krimenë, të organizuar nga Ukraina.

Ndërkohë në Ukrainë është shtuar frika se Rusia do të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare në ditët në vijim për shkak të festës së pavarësisë dhe njëkohësisht ditës që shënon fillimin e agresionit gjashtëmujor në Ukrainë

Edhe vende të tjera të NATO-s po shënojnë gjithashtu ditën e pavarësisë së Ukrainës me njoftime për ndihma të reja për atë vend.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se vendi i tij po ofron më shumë se 500 milionë euro në ndihma për Ukrainën. Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, tha se paketa përfshin sisteme të fuqishme kundërajrore, raketahedhëse, municione, mjete të blinduara dhe sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë. Parlamenti gjerman duhet të japë miratimin, ndërsa shumë pajisje do të dërgohen vitin e ardhshëm.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, njoftoi 3.85 milionë dollarë për dy projekte në Ukrainë përmes Programit të Operacioneve të Paqes dhe Stabilizimit.

Që nga ardhja e Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar rreth 10.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën. Pentagoni po shqyrton gjithashtu plane për stërvitjen e trupave ukrainase jashtë vendit të tyre, si edhe për ushtritë e vendeve të krahur lindor dhe jugor të Evropës që ndihen më të kërcënuara nga agresioni rus./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCIM SENSUAL ME NJË MODELE/ Kryeministres finlandeze i dalin video të tjera
Previous article RINA SHTATZANË? Këngëtarja na habit me postimin e fundit! (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT