Kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, i është publikuar një tjetër video ku ajo shihet duke kërcyer sensualisht me një modele finlandeze të quajtur Sabina Särkkä.
Pamjet e reja nga festa e “çmendur” e kryeministres finlandeze vijnë pak ditë pasi ajo iu nënshtrua testit të drogës pas videove që e tregonin atë duke u dëfryer në një “party” me miqtë e saj.
Këto video të kryeministres kanë ndezur një debat të madh në Finlandë nëse ajo duhet të shfaqet në këtë mënyrë e të shoqërohet me miqtë nëpër klube. Disa komentues e kanë akuzuar atë për sjellje që është e papërshtatshme për një lider botëror. Ndersa, shumë të tjerë thonë se e meriton të shijojë jetën, si kushdo tjetër.
Finlandiya Başbakanı Sanna Marin'in bu kez de ülkesinin eski güzellik kraliçesi Sabina Sarkka ile dans ettiği görüntüleri yayınlandı. pic.twitter.com/gEpPBFkkhp
— Gündeme Dair Her Şey (@gundemedairhs) August 23, 2022


