Kjo është shqiptarja që u vra ditën e djeshme në mënyrë makabre nga ish-bashkëshorti i saj, e gjithë ngjarja ndodhi në prani të fëmijës 5 vjeçar pasi ai nuk pranonte ndarjen.
Kjo është pista e parë të cilës i janë drejtuar hetimet.
Mediat italiane shkruajnë se ata kishin disa muaj që ishin ndarë, por marokeni 35 vjecar nuk e pranonte nje gjë të tillë, madje edhe e kishte kërcënuar, por duket se gruaja nuk i kishte kushtuar rëndesi, duke e konsideruar këtë një reagim prej një burri të inatosur pas ndarjes.
Shqiptarja u qëllua disa herë me thikë nga burri i saj maroken, 35-vjeçar, nderkohe qe ishin ne makine se bashku me djalin 5 vjec. Nuk dihet ende nese ai po udhetonte me ta, apo kishte hyre me dhune ne makine. Pas krimit te rende djali eshte ne gjendje shoku dhe eshte ndihmuar nga nje grua 49 vjecare, qe thuhet se eshte e aferme apo e njohur e shqiptares.
Pas krimit, menjëherë shkuan në vendngjarje ambulanca dhe policia, të cilat transportuan gruan në spital, por ajo nuk i shpëtoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Pas krimit, 35-vjeçari u shfaq në stacionin e policisë në Seregno dhe rrëfeu atë që sapo kishte bërë.
Sipas informacioneve që japin mediat italiane krimi u shkaktua nga një krizë bashkëshortore, pasi disa muaj me radhë burri dhe gruaja nuk kanë jetuar së bashku dhe ndoshta njeri nuk ka pranuar ndarjen.
Fatmirësisht, fëmija, i cili mbeti në makinë pranë nënës së tij të vdekur, nuk mori asnjë dëmtim gjatë sulmit.
Ky është krimi i dytë në Itali në vetëm një javë, ku viktimë kanë mbetur dy gra shqiptare, pas Elsa Tereziut, e cila u ther me thikë nga i shoqi në sy të djalit 17-vjeçar.
AlpeNews.al




