• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA ME THIKE NGA ISH-BURRI MAROKEN/ Djali 5-vjeçar i shqiptares në gjendje shoku, merret nga shërbimet sociale
Home
Breaking News

U VRA ME THIKE NGA ISH-BURRI MAROKEN/ Djali 5-vjeçar i shqiptares në gjendje shoku, merret nga shërbimet sociale

31 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është arrestuar për vrasje në rrethana të rënduara dhe është dërguar në burgun e Monzas mbrëmjen e kaluar 35-vjeçari maroken Bouchaib Frihi, i cili rrëfeu vrasjen e gruas së tij Fjoralba Nonaj, 34-vjeçare.

Shqiptarja që punonte prej kohësh në Itali, por ishte në proces divorci prej disa muajsh u vra me thikë në prani të djalit 5-vjeçar, brenda makinës së saj në Seregno (Monza) pasditen e djeshme.

Sipas rezultateve të para të hetimeve, gruaja është qëlluar disa herë me thikë në qafë, në gjoks dhe në bark. Autopsia, të cilës do t’i nënshtrohet trupi i pajetë i gruas, do të qartësojë numrin e saktë të goditjeve me thikën e kuzhinës nga burri i saj maroken. Arma e krimit është sekuestruar menjëherë pasi marokeni u dorëzua në polici dhe rrëfeu krimin.

Fëmija 5-vjeçar i çiftit, ka qenë i pranishëm kur babai i tij ka qëlluar mbi nënën disa herë me thikë. Madje 35-vjeçari maroken pasi ka vrarë gruan nuk e ka kthyer kokën pas, duke e lënë të birin tek shikonte nënën e tij të mbuluar nga gjaku teksa jepte shpirt. 5-vjeçari është shoqëruar në spital në gjendje shoku dhe i është besuar shërbimeve sociale që do të kujdesen për të.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Nuk jemi në hartën problematike”/ Policia e Shtetit jep shifrat: Ja sa kanabis është kultivuar këtë vit
Previous article Një nga vajzat më simpatike në serinë e filmave “Harry Poter”, shikoni se si duket ajo sot...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT