• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA ME THIKË DY DITË MË PARË/ Zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e autoriteteve për ngjarjen
Home
Aktualitet
Kronikë

U VRA ME THIKË DY DITË MË PARË/ Zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e autoriteteve për ngjarjen

27 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat italiane kanë bërë publik emrin e shqiptarit që u vra pak pas mesnatës së 25 nëntorit në Marghera të Italisë.

Sipas “il Resto del Carlino” shqiptari i vrarë është Van Koxha, 40 vjeç. Në Marghera (një zonë e njohur për aktivitetin e trafikut të drogës) Koxha u godit për vdekje me thikë pas një përleshjeje që ndodhi rreth orës 22:00, në një park pranë via Rizzardi.

Van Koxha kishte shkuar për të takuar vëllain e tij në Veneto, pasi kishte përfunduar një dënim me arrest shtëpiak të caktuar nga gjykata e Fermos për çështje që lidhen me trafik droge. Plagët e thella nga goditjet me thikë rezultuan fatale. Gjithashtu edhe vëllai i tij u plagos gjatë përleshjes, por arriti të mbijetojë.

Tashmë autoritetit italiane janë më të sigurta se bëhet fjalë për larje hesapesh mes dy grupesh rivale lidhur me shitjen e lëndëve narkotike, por janë të forta gjithashtu dyshimet se sherri mund të ketë lindur nga përplasjet lidhur lojën e tre kutive në zonë, që bëhet për të zhvatur turistët.

Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi dy persona, të dy shtetas moldavë: njëri akuzohet për vrasje dhe tjetri për përfshirje në përleshje, ku ishin të pranishëm edhe tetë persona të tjerë.

Autori i krimit është identifikuar falë pamjeve të kamerave të sigurisë, dhe autoritetet janë të bindura për identitetin e tij.

Loja e 3 kutive

Lojë e tre kutive (e njohur edhe si “lojë e tre kapakëve” ose “tre gotat”) është një lojë mashtrimi që zakonisht zhvillohet në rrugë ose në ambiente publike. Ajo përfshin një mashtrues që vendos tre kuti, kapakë ose gota mbi një sipërfaqe dhe fsheh një objekt të vogël, zakonisht një top ose një gur, nën njërën prej tyre. Pasi i lëviz shpejt kutitë për t’i hutuar vëzhguesit, ai sfidon të pranishmit të gjejnë se ku është objekti.

Ku qëndron mashtrimi? Mashtruesi i lëviz kutitë me shpejtësi dhe përpiqet të ngatërrojë spektatorët. Përfshihen shpesh bashkëpunëtorë që veprojnë si pjesëmarrës të zakonshëm, për të fituar besimin e njerëzve duke pretenduar se fitojnë para. Kur viktima vendos bast për të treguar se ku është topi ose objekti, ai zakonisht e humbet bastin, pasi mashtruesi e ka manipuluar lojën për ta fshehur objektin ose për të ndryshuar rezultatin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË KUKËS/ Përplasen dy makina, katër të plagosur
Previous article "NËNTORI I YJEVE TË ARTË"/ Homazh muzikor për LANÇ në TKOB. Në skenë muzika e filmave të njohur shqiptarë me temë luftën

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT