• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“NËNTORI I YJEVE TË ARTË”/ Homazh muzikor për LANÇ në TKOB. Në skenë muzika e filmave të njohur shqiptarë me temë luftën
Home
Kulturë

“NËNTORI I YJEVE TË ARTË”/ Homazh muzikor për LANÇ në TKOB. Në skenë muzika e filmave të njohur shqiptarë me temë luftën

27 November, 2024 s.autor Kulturë

Janë melodi të njohura dhe tepër të dashura për publikun, një pjesë e të cilave muzikë e filmave ikonikë shqiptarë me tematikë luftën Nacional-Çlirimtare. Kolonat zanore dhe këngët e filmave “Liri a vdekje”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Vajzat me kordele të kuqe” apo “Dimri i fundit”, interpretohen sonte në Teatrin e Operës dhe baletit në koncertin “Nëntori i Yjeve të Artë”.

“Do të interpretohen nën vokalet e solistëve tanë, si Eva Golemi, Armando Likaj, Artur Vera. Kemi dhe diçka tjetër shumë speciale do të thosha: korin e zërave të bardhë. Fëmijët ilustrojnë kolonat zanore të filmave, siç është ‘Tomka dhe shokët e tij’, që gjithmonë e identifikojmë me imazhet e bukura të qytetit të Beratit, ‘Mëngjese lufte’.”, – shprehet dirigjenti Dritan Lumshi.

Përveç muzikës së filmave, publiku do të ketë mundësinë të shijojë edhe disa pjesë të tjera muzikore, si: “Fjalët e qiririt” nga Limos Dizdari, një fragment nga opera “Një jetë me stuhi” të Dhora Lekës, këngë partizane të Çesk Zadesë, muzikë nga Robert Radoja, Nikolla Zoraqi, Avni Mula e Feim Ibrahimi.

“E kemi përzgjedhur me kujdes, që programi të jetë sa më i dashur për publikun dhe në materiale, të cilat, ndoshta mund t’i këndojmë bashkë.”, – vijon Lumshi.

Pjesët do të vijnë të interpretuara nga solistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, së bashku me Korin e Zërave të Bardhë, me shoqërimin e Orkestrës së Forcave të Armatosura, ndërsa në piano do të interpretojë Igli Rapaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA ME THIKË DY DITË MË PARË/ Zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e autoriteteve për ngjarjen
Previous article FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT