• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VETËVRA NË ANIJEN HOTEL/ Familja e emigrantit Leonard Farrukut: Qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi
Home
Aktualitet
Kronikë

U VETËVRA NË ANIJEN HOTEL/ Familja e emigrantit Leonard Farrukut: Qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi

20 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Familja e Leonard Farrukut, shqiptarit që u vetëvra në anijen hotel për emigrantët në Angli, kërkon që qeveria e Britanisë së Madhe të mbajë përgjegjëis për vdekjen e djalit të tyre.

‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull vdekjes së Farrukut, në të cilin thuhet se familja e tij ka nisur veprime ligjore kundër qeverisë dhe kërkojnë që të merret një vendim që të nisë një hetim i pavarur për vdekjen e Leonard Farrukut.

Avokatët e familjes thanë se e morën vendimin për të paditur Britaninë e Madhe, pasi qeveria nuk iu përgjigj tre letrave të dërguara nga familja muajin e kaluar, në të cilat kërkohej informacion mbi vdekjen e të riut.

Ata i kanë kërkuar qeverisë që të përgjigjet deri të premten për atë që e cilësojnë si nevojë urgjente për të siguruar prova në lidhje me ngjarjen. Policia dhe mjekësia ligjore po hetojnë vdekjen e Farrukut, i cili u gjet i pajetë në një banjo në anijen Bibby Stockholm. Të tjerë azilantë që qëndrojnë në këtë anije i kanë thënë ‘The Guardian’ se vdekja e 27-vjeçarit i ka tronditur dhe kanë frikë se të tjerë në bord mund të pësojnë të njëjtin fat.

“Qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Leonardit. Dëshira jonë është të kuptojmë të vërtetën e asaj që i ndodhi Leonardit dhe të sigurohemi se gjëra të tilla nuk do të ndodhin më ndaj azilantëve të tjerë. Qeveria duhet të ndërmarrë një hetim të plotë dhe të pavarur për vdekjen e Leonardit”, tha motra e viktimës, Jola Dushku.

Familjarët e Farrukut i dërguan një letër ministrit të Drejtësisë, Alex Chalk, ku theksohej dështimi i qeverisë për të marrë një vendim nëse do të kryhej një hetim të pavarur nga Avokati i Popullit për Burgjet. Anija-hotel shërben për mbajtjen e azilkërkuesve, por avokatët thonë se është gati-gati një paraburgim, duke pasur parasysh vendndodhjen e largët dhe kufizimet. Për këtë arsye sipas tyre duhet të nisë një hetim “i jashtëzakonshëm”.

Në letrën drejtuar ministrit ngriheshin edhe shqetësime të tjera edhe në lidhje me kushtet brenda anijes dhe nevojat për kujdes të shëndetit mendor për persona që ndodhen aty. Kërkesa për nisjen e një hetimi të pavarur u mbështet edhe nga drejtoresha e organizatës Inquest, Deborah Coles. Ndërkohë një zëdhënës i qeverisë tha se incidenti në fjalë po hetohet nga policia dhe ekspertët.

“Do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej teksa hetimi është duke vijuar”, tha ai.

Leonard Farruku, 27 vjeç, i dha fund jetës në anijen hotel Bibby Stockholm. Kjo anije hotel u mor me qira nga qeveria angleze për të zbutur koston ditore prej 8 milion sterlinash të azilantëve të mbërritur gjatë dy viteve të fundit në Angli me gomone mes tyre 12.800 shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË AKUZUAR PËR VRASJEN E GENTJAN BEJTJES/ Dy të arrestuarit heshtin para policisë
Previous article BE ARRIN MARRËVESHJEN/ Prodhuesit ushqimorë ukrainas qasje pa tarifa në tregun evropian deri në qershor të 2025-ës

s.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT