• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË AKUZUAR PËR VRASJEN E GENTJAN BEJTJES/ Dy të arrestuarit heshtin para policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

TË AKUZUAR PËR VRASJEN E GENTJAN BEJTJES/ Dy të arrestuarit heshtin para policisë

20 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Asnjëri prej dy të arrestuarve deri më tani për vrasjen e Gentjan Bejtjes nuk është treguar bashkëpunues me policinë. As Ilir Brahimi e as Edison Haxhiu nuk kanë pranuar që të japin detaje të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Makina tip “Golf” që kanë përdorur autorët është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe më pas është gjurmuar nga hetuesit deri në afërsi të zonës së Lundrës në një lavazh. Atje 30-vjeçari Haxhiu e ka dërguar mjetin për ta larë, por është ndërhyrë nga policia dhe ai është vënë në pranga.

Ilir Brahimi, 41-vjeç, i cili ka edhe dy identitete të tjera (Ilir Beqaraj dhe Ilir Mançellari) akuzohet nga policia si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 42-vjeçarit. Ndërsa Edison Haxhiu, 30-vjeç, si personi që siguroi kushtet për kryerjen e vrasjes.

Ndërsa kjo është makina Golf që përdorën autorët e dyshuar për t’u larguar  pas ngjarjes së rëndë. Mjeti ishte në pronësi të 30-vjeçarit Haxhiu.

Makina tip “Golf” e përdorur nga autorët për t’u larguar nga fshati Hasan drejt Bubqit

Në njoftimin e saj për mediat këtë të mërkurë, policia dha dhe detaje sesi ra në gjurmët e dy të arrestuarve.

Kështu, pasi qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të Bejtjas, në serën që ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij, autorët u larguan në aksin rrugor Larushkë-Thumanë dhe pas kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës u kthyen majtas, duke djegur makinën e tyre në fshatit Hasan, aty ku dhe u gjet më pas nga hetuesit. Pas kësaj, autorët përdorën Golfin për t’u larguar drejt fshatit Bubq të Krujës.

Ishte analizimi i kamerave të sigurisë që bëri të mundur identifikimin e kësaj makine, që rezultoi në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu e që përdorej edhe nga Ilir Brahimi. Policia thotë se fillimisht shoqëroi pronarin e makinës, e më pas Ilir Brahimin.

Nga kontrolli në shtëpinë e këtij të fundit, policia gjeti dy armë zjarri, fishekë, radiomarrëse, si dhe një pasaportë e kartë identiteti me shtetësi kosovare.

Në atentatin ndaj 42-vjeçarit Gentjan Bejtja dyshohet se morën pjesë 4 persona. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka, babai i viktimës tha se dy prej tyre hapën zjarr në drejtim të të birit. Njëri kërcënoi gruan dhe fëmijët e 42-vjeçarit ndërsa i katërti priti tek porta.

“Kanë dalë në këmbë te porta, po njëri ka prit, tre kanë hyrë atje, njëri ka prit. Njëri i ka drejtuar automatikun gruas e kalamajve. Ata të dy tjerët janë futur brenda, e kanë vrarë brenda në serë duke vaditur domatet. Breshëri automatiku“, u shpreh Gani Bejtja.

Hetimet e autoriteteve policore vijojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET/ Putin i prerë: Do t’i përgjigjemi bombardimeve ukrainase në rajonet kufitare
Previous article U VETËVRA NË ANIJEN HOTEL/ Familja e emigrantit Leonard Farrukut: Qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi

s.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT