• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U VENDOS GJATË QEVERISJES HARADINAJ/ Kosovë, mbahet seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës me Serbinë
Home
Politikë

U VENDOS GJATË QEVERISJES HARADINAJ/ Kosovë, mbahet seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës me Serbinë

2 March, 2020 Delo.autor Politikë

Në Kosovë po mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend në lidhje me heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, vendosur gjatë qeverisjes Haradinaj. Seanca është thirur me kërkesën e 41 deputetëve të opozitës, ndërsa në fund të diskutimeve në fund të seancës pritet t`i dërgohet ekzekutivit edhe një rezolutë për këtë çështje nga deputetët. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj u shpreh se Kurti u dorëzua për taksën, ende pa pasur presion serioz.

“Kryeministri Kurti dhe kauza e tij politike shumëvjeçare, rrotullimi i kamionëve, protestat e përgjakshme. Të gjitha këto për një kauzë të vetme bllokimin e Serbisë dhe “bojkotin 860, duaje tënden e Serbia nuk kalon”. Por kjo ideologji nuk shkoi gjatë. Kryeministri veç u dorëzua, akoma pa i ardhur kërcënimi serioz. I shkeli parimet e veta me të cilat e mori mandatin. Shkeli mbi çdokënd që e proklamonte me vite të tëra kundër Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Gjithashtu, Haradinaj u shpreh se vendosja e taksës e goditi Serbinë ekonomikisht, ndërsa uli rolin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Taksa si fillim e goditi Serbinë ekonomikisht dhe uli rolin e saj në organizata ndërkombëtare. Serbia asnjëherë të vetme nuk iu përmbajt asnjë marrëveshjeje. Me vendosjen e taksës shteti ynë riktheu suksesshëm rolin e saj si shtet. Kosova nuk po trajtohej më me fusnotë po si një aleat serioz i partnerëve tanë. Presioni për heqjen e taksës nuk i luhati institucionet tona, por u treguan edhe më të fuqishme”, ka deklaruar tutje Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDHET NJË DYQAN CELULARËSH NË URË VJGURORE/ Policia: Autorët kanë qenë të maskuar
Previous article LAZIO NË KRYE TË SERIE A/ Anna Falchi e bën traditë, tjetër pozë “hot” për fansat (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT