• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VAKSINUA NË ITALI KUNDËR COVID-19/ Mjeku shqiptar: Doza e dytë pas tre javësh. S’ka pasoja gjenetike
Home
Uncategorized

U VAKSINUA NË ITALI KUNDËR COVID-19/ Mjeku shqiptar: Doza e dytë pas tre javësh. S’ka pasoja gjenetike

9 January, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale, Uncategorized

Mjeku shqiptar Alban Beltoja, reanimator, anestezist në Lodi, Itali është një nga mjekët shqiptarë që ka marrë vaksinën e koronavirusit më 27 dhjetor në vendin fqinj. Në një lidhje për Neës24, Beltoja ka treguar eksperiencën e tij duke dhënë mesazhet për ata që duhet të vaksinohen.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë efekt anësor, përveç një dhimbjeje të lehtë.

“Mezi po e prisnim dhe duke qenë se është një nga mjetet më të fuqishme për të përmbyllur historinë e COVID-it. Përveç një dhimbjeje të lehtë tek krahu s’kam pasur asgjë. Kjo gjë më konfirmohet dhe nga kolegët e tjerë.
Unë bëra dozën e parë, isha ndër 50 të parët të përzgjedhur më 27 dhjetor me fillimin e vaksinimit. E bëra në spitalin e Codognës. Ishte një vend simbolik, një fillim simbolik i një shprese të re”, tha ai.

Mjekushqiptari Itali Ben Vaksinen

Beltoja tregoi se rekomandimi për dozën e dytë është të bëhet pas 3 javësh nga doza e parë. “I bie nga data 18 janar. Në spitalin e Lodit ka një aderim në vaksinim gati 100% dhe janë vaksinuar gati 100% e personelit.
Kalendari është i përcaktuar. Grupi i parë që do vaksinohet, operatorët sanitarë, mjekë, infermierë, plus punonjësit e azileve të pleqve dhe moshat e mëdha. Nga grupmoshat 70 vjeç e sipër e me radhë”, deklaroi mjeku shqiptar.

 

 

I pyetur se kur presupozohet që mund të përfundojë procesi i vaksinimit në Itali, ai tha se do duhet kohë për të arritur në një vaksinim që do jetë efikas në uljen drastike të koronavirusit. “Duhet të kalojë 60% e popullsisë të vaksinuar. Kjo nuk do të thotë aspak se do arrihet në imunizimin e plotë, apo imunizimin e tufës sepse vaksina nuk përfshin popullatën nën 16 vjeç”, tha ai.

Sa i përket mekanizmit të vaksinës, ai tha se janë dy mekanizmat kryesorë që përdorin industritë farmaceutike, e para e Pfizer dhe Modernas-s duke përdorur një molekulë, molekula mesazhere. “Kjo krijohet në laborator, mbahet në një solucion yndyrash, futet në qelizat e trupit, në qelizat e muskulit, aty kodon për të prodhuar me anë të ribozomeve për të prodhuar një proteinë Spike që përdor virusi për t’u futur në qelizë. Më pas për të prodhuar antikorpe për të krijuar memorie qelize”, tha ai.

Por a shkakton gjë tek gjenetika njerëzore kjo lloj vaksine dhe a është hera e parë që prodhohet një vaksinë e tillë?
“Pse u bë dhe u realizua në kohë të shpejtë kjo vaksinë. Sforcot e komitetit shkencor ishin shumë shumë të mëdha në këtë periudhë, u bashkuan në këtë periudhë dhe kjo tregon rëndësinë që ka shkenca. Përdorimi i ARN-së mesazhere nuk është gjë e re. Është përdorur dhe për vaksinat kundër tumoreve. Ishte një gjë që ekzistonte si teknologji. Krijimi i një ARN-je mesazhere. Kjo u bë dhe u testua për coronavirusin dhe për fat dha efekte. Për ata që mendojnë se mund të ketë një efekt për gjenetikën është e pamundur. Ata që kanë një farë dijenie mbi ARN-në e dinë që ka shumë tipe, pro ARN-ja është një molekulë që mund të ekzistojë në citoplazmën e qelizave dhe shpërbëhet dhe nuk mund të integrohet në bërthamën e qelizave”, deklaroi mjeku shqiptar.

Sa i përket mutacioneve të COVID-19, Beltoja u shpreh se deri tani shkencëtarët thonë që vaksina mbron dhe nga mutacionet e coronavirusit. “Mutacionet mund të jenë në gjithë botën dhe në Shqipëri. Dhe me një qarkullim kaq të shpejtë, do ishte e çuditshme nëse nuk do ishin”, tha ai.

Po një që e ka kaluar COVID-19 a duhet ta bëjë vaksinën? Sipas mjekut Beltoja po.
“Duhet t’i besojmë më shumë shkencës, njerëzve të shkencës. Duhet ta bëjnë dhe ata që e kanë kaluar, jo menjëherë para atyre që e kanë kaluar. Antikorpet mund të mos jenë efikase. Antikorpet nga vaksinimi kanë efikasitet”, tha ai.

Për studimin mbi imunitetin e tufës në Tiranë, Beltoja tha se 50% e popullsisë e prekur nuk është e mjaftueshme.
“Në vetvete po të jetë e vërtetë është lajm i mirë. 50% nuk është aspak e mjaftueshme që të quhet imuniteti i tufës”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME DY PISTOLETA DHE FISHEKË/ Gjykata: Fjolla Morina akuzohet për trafik armësh e municione
Previous article "DO JETË GATI PËR TRE MUAJ"/ Rama tregon detaje për spitalin që do ndërtohet nga Turqia në Fier: Javën tjetër...

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani Aktualitet

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT