• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U THIRR NË SPAK/ Nasip Naço tregon për çfarë u pyet: Nuk do doja të isha…
Home
Aktualitet
Kronikë

U THIRR NË SPAK/ Nasip Naço tregon për çfarë u pyet: Nuk do doja të isha…

19 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka folur për mediat, pas daljes nga amibientet e Prokurorisë së Posaçme.
Naço ka deklaruar se ishte thirrur në SPAK në lidhje me hetimet për çështjen CEZ-DIA. Për këtë, ai shtoi se atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo interesat e shtetit, ka ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë elektrike disa kompani të mëdha.
“Nuk do të doja të isha sot këtu, për shkak të marrëdhënieve të mia me publikun. Skeptikët dhe ziliqarët do të hedhin baltë. Jam thirrur për të deklaruar në lidhje çështjen penale që ka të bëjë me kompaninë ‘CEZ’.

Në atë kohë kam patur qëndrim korrekt. Kam folur me letra, jo në heshtje. Fakti që atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo interesat e shtetit, unë kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë elektrike disa kompani të mëdha në atë kohë që kishin 20% të tregut të CEZ dhe kjo kompani e kishte më të lehtë të faturonte dhe komunikonte me ta më lehtë se me qytetarët. Ky fakt i kurseu buxhetit të shtetit 40 milionë euro dhe nxori këto kompani në treg të lirë.

Sigurisht që ata që notonin në ujëra të turbullta në atë kohë dhe spekulonin morën një përgjigje që pas miratimit të këtij ligji, ish-drejtori i CEZ u shkarkua nga detyra dhe Kastriot Ismailajt iu ndërpre kontrata dhe besoj se miratimi i ligjit ka folur gjithçka”, tha ai për mediat.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka rihapur në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike.
Për këtë çështje, në SPAK është thirrur dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të dhënë shpjegime për marrëveshjen mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve.

Meta vazhdimisht ka thënë se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e CEZ-it si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n. Çështja është gjykuar njëherë në vitin 2017 ku është dënuar me 11 vite burg administratori i DIA-s, Kastriot Ismailaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË GREQI/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit me vajza të mitura, mes tyre 5 shqiptare
Previous article NGJARJA HORROR NË TAPIZË/ Detajet e reja: Gruaja lindi në banesë, vajza e madhe dyshohet se hodhi foshnjën në lumë

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT