• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË QËLLUAN PRINDËRIT”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË QËLLUAN PRINDËRIT”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

20 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është zbardhur sot më 20 tetor dëshmia e N.M, autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti me vëllezërit nisi për shkak të kalimit të një betoniereje, ndërsa situata agravoi pas një përplasjeje mes palëve.

N.M ka deklaruar se ai dhe familjarët e tij u kishin kërkuar vëllezërve që betonierja të kalonte nga një rrugë alternative, pasi manovrat e mjetit përpara banesës së tyre shkaktonin zhurmë. Sipas tij, kërkesa nuk ishte pranuar dhe mes tyre kishte pasur debate e përplasje verbale.

Në dëshminë e tij, N.M pretendon se S.I kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Pasi kishte marrë vesh për këtë, ai thotë se ishte nxehur, ndërsa më pas konflikti u përshkallëzua me mbërritjen e dy vëllezërve të tjerë, Nazmi dhe Selam Islamaj.

“Vëllezërit kanë qenë duke kryer punime dhe betonierja vinte para shtëpisë sonë. Ne u kërkuam ta kalonin nga një rrugë alternative, pasi duhej të bënte shumë manovra. Ata nuk pranuan dhe na u kthyen keq. Sh.I kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë, u nxehа dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Nazmi dhe Selam Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistoletë, të cilën e kisha në shtëpi”, ka deklaruar N.M..

Sipas të dhënave të bëra publike, arma e përdorur në ngjarje ishte një pistoletë e tipit TT. N.M, i cili ishte pjesë e Policisë Ushtarake, e kishte armën në banesë.

Dëshmia e tij paraqet versionin që ai ka dhënë për motivin dhe rrethanat e konfliktit, që përfundoi me dy viktima.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në Bathore të Kamzës, ku N.M pas një konflikti të çastit vrau dy vëllezër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë
Previous article "MASKARENJ, NA DHUNUAT FËMIJËT"/ Protestuesit e irrituar godasin me shkelma furgonin e policisë

s.autor

Postime të ngjashme

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë Aktualitet

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë

"MASKARENJ, NA DHUNUAT FËMIJËT"/ Protestuesit e irrituar godasin me shkelma furgonin e policisë Aktualitet

"MASKARENJ, NA DHUNUAT FËMIJËT"/ Protestuesit e irrituar godasin me shkelma furgonin e policisë

PROTESTA/ Studentët dhe pedagogët nuk ndalen, vijojnë thirrjet kundër Ramës nga Bulevardi: Pa rini nuk ka Shqipëri Aktualitet

PROTESTA/ Studentët dhe pedagogët nuk ndalen, vijojnë thirrjet kundër Ramës nga Bulevardi: Pa rini nuk ka Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT