• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDAL NË GREQI/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit me vajza të mitura, mes tyre 5 shqiptare
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDAL NË GREQI/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit me vajza të mitura, mes tyre 5 shqiptare

19 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër rast i rëndë prostitucioni me të mitur është zbuluar në Greqi, pasi policia greke ka arrestuar katër persona që dyshohet se shfrytëzonin dhe prostituonin vajza të mitura.
Mes vajzave që shfrytëzoheshin raportohet se janë 5 shtetase shqiptare dhe 2 greke.
Konkretisht, rrjeti është zbuluar pas një operacioni të zhvilluar në Vyrona, Aigaleo dhe sheshin e Atikës dhe Omonoias duke hetuar raste që vajza të mitura detyroheshin të prostituonin në hotele në qendër të Athinës.

Në kuadër të operacionit u identifikuan dhe u arrestuan katër shtetas dy gra 25 dhe 21 vjeçe, dhe dy meshkuj 54 dhe 25 vjeç në bazë të akuzës për trafikim të vazhdueshëm të qënieve njerëzore. 25-vjeçarja që thuhet se është në krye të këtij grupi, akuzohet edhe për trafik droge në bazë të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj saj.
Siç thuhet në aktakuzë, nga vera e vitit 2023, 25-vjeçarja ka rekrutuar shtatë vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeç, pasi më parë kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me to, duke lehtësuar takimet me klientët, me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në motele në qendër të Athinës.

25-vjeçarja merrte një pjesë të parave nga takimet dhe shpeshherë i shoqëronte vetë në pikat e takimit. Në disa raste, në vend të parave, u jepte viktimave lëndë narkotike. Dy burrat 25-vjeç dhe 54-vjeç merreshin me transportin dhe dërgimin e vajzave në hotele me mjetet e tyre.
Ky është rasti i dytë që organet greke brenda 3 muajsh arrestojnë grupe tutorësh që përdorin për prostiticion vajza të mitura. Në janar madje kreu i një grupi të tillë ishte një 31-vjeçare shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME KË DO I BASHKOJË PS VOTAT PËR AMNISTINË PENALE? Ja si përgjigjet Rama
Previous article U THIRR NË SPAK/ Nasip Naço tregon për çfarë u pyet: Nuk do doja të isha...

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT