Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me ligjin për amnistinë Penale, që prtitet të kalojë në Kuvend për votim.
I pyetur se me kë do ti bashkojë Partia Socialiste për të arritur shumicën e nevojshme për miratimin, Rama u shpreh se do të votohet nga të gjithë, pas u konkretizuar.
“Duhet ti referoheni një deklarate të Ministrit të Drejtësisë, amnistia është në tryezën e Kuvendit, do ta votojmë që të gjithë sepse nuk kanë ku shkojnë pa votuar. Do të votojnë për një akt. Historikisht parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake”, u shpreh Rama.
Aministia Penale kërkon 84 vota për të kaluar në Kuvend, që deri më tani nuk janë siguruar, teksa pritet që në seancën e ditës së enjte të jetë në rendin e ditës. Kujtojmë nga ana tjetër se grupi i “Rithemelimit” hoqi dorë nga protestat, pas marrëveshjes së arritur me PS, duke kthyer punimet e Kuvendit në normalitet.