• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U QËLLUAN NGA RENEA/ Rastet e BUJSHME. Nga EKSTREMISTI GREK tek i kërkuari Interpolit (FOTO)
Home
Breaking News

U QËLLUAN NGA RENEA/ Rastet e BUJSHME. Nga EKSTREMISTI GREK tek i kërkuari Interpolit (FOTO)

28 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjirokastër ku një 35 vjeçar i minoritetit grek qëlloi mbi policinë, e më pas RENEA qëlloi mbi të duke e lënë kështu të vdekur.

Siç edhe policia e shtetit e shpjegoi më vonë, 35 vjeçari kishte qëlluar 30 herë mbi ta duke mos i lënë mundësi tjetër.

Si mëposhtë rastet kur RENEA ka qëlluar për vdekje.

Çfarë ndodhi sot:

Forcat speciale RENEA kanë vrarë 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i cili sulmoi me armë policinë ditën e sotme në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Mes tij dhe forcave speciale ka pasur shkëmbim të ashpër zjarri, duke u rrezikuar seriozisht edhe jeta e efektivëve të RENEA-s.

Kjo ndikohej edhe për shkak të terrenit të vështirë malor, ku mundësia e mbrojtjes së uniformave blu ishte e ulët. Forcat RENEA intensifikuan shkëmbimin e zjarrit ndaj 35-vjeçarit, duke e lënë të vrarë.

Petrit Dushi, i shumë kërkuari që ekzekutoi RENEA

Dushi ka bërë rezistencë dhe i është kundërpërgjigjur me armë policisë që e kishte rrethuar.

Pikërisht gjatë përplasjes me armë ai ka mbetur i vdekur.

Petrit Dushi, konsiderohej si një ndër 50 personat më të kërkuar të Interpolit ndërsa kishte kryer një prej krimeve më të rënda që mbante dhe mban mend zona e lindjes së tij.

Ai akuzohet se ka vrarë me thikë një bashkëfshatarin e tij ne ’96 dhe më pas kishte marrë arratinë, duke kryer vrasjen e dytë pas 17 vitesh të personit që e strehoi dhe e fshehu prej policisë. Viktima e dytë është Mark Jaku, kushëri me autorin.

RENEA qëllon për vdekje vrasësin e komandantit të policisë në Shkodër

Pas 12 orë rrethim nga forcat RENEA, është qëlluar për vdekje autori i vrasjes së komandantit të FNSH-së Simon Gjeta, pasi ka refuzuar të dorëzohej duke u kundërpërgjigjur me armë.

RENEA ka qëlluar drejt 56-vjeçarit, Ruzhdi Arishta duke e lënë atë të pajetë.

Gjatë gjithë natës, RENEA ka mbajtur nën rrethim autorin e vrasjes, por ai në mënyrë të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim të tyre duke mos ju bindur thirrje për dorëzim.

Forcat speciale kanë përdorur gaz lotsjellës , tymuese e strune dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet.

Në momentin e ndërhyrjes në banesë, autori i krimit ishte fshehur në aneks të banesës dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj forcave RENEA.

Efektivat i janë kundërpërgjigjur ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit.

Renea qëllon 20-vjeçarin nga Lezha

I riu u rrethua në Gjorm të Lezhës, pasi kishte plagosur në një postbllok efektivin e policisë, Nikolin Gjergji.

20-vjeçari u plagos në këmbë, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës, ndërkaq më poshtë keni pamjet nga aksioni, ku ka marrë pjesë edhe RENEA.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVJA TJETËR "GOL" MILANIT/ Mbrojtësi Kaldara do mungojë gjatë tek “djalli”
Previous article PËR HERË TË DYTË NUSE? Miriam Cani vishet sërish me fustanin e bardhë dhe duket magjike (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT