Një makinë ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm, pjesw e fiderit 3, mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, në Rradhimë të Vlorës, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të Orikumit. Sikurse shihet përmes fotove, dëmet kanë qenë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes së tij, pasi punonjësit e OSHEE nuk kanë gjetur njeri në makinë. OSHEE Vlorë mori masat për riparimin e dëmit dhe aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike.



