• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI PËR EMRIN/ Bacev: Shqiptarët  duan të rrënojnë identitetin maqedonas
Home
Rajon

REFERENDUMI PËR EMRIN/ Bacev: Shqiptarët duan të rrënojnë identitetin maqedonas

26 August, 2018 k.autor Rajon

Në 30 shtator do të mbahet referendumi mbi pranimin ose jo të marrëveshjes së emrit mes Shkupit e Athinës, por polemikat në Maqedoni janë të mëdha e në shënjestër të tyre kanë përfunduar edhe shqiptarët.

 Kundërshtarët e nismës i konsiderojnë ata elementë destruktivë, thotë Radio Europa e Lirë, duke i etiketuar si mbështetës të rrënimit të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Një nga drejtuesit e frontit kundër referendumit, Janko Baçev, ditë më parë tha se referendumi nuk do të ketë sukses, por se qeveria, partitë shqiptare dhe ambasadori amerikan, sipas tij, kanë nisur të frikësojnë popullin se gjoja do të ketë luftë nëse dështon referendumi.

Në këtë rast, Baçev për partitë shqiptare ka përdorur fjalë fyese. Komente të tilla kanë nxitur reagime të shumta. Organi i akuzës është njoftuar për rastin dhe thotë se po të konstatohen përmbajtje fyese, do të merren masa konkrete.

Ekzekutivi maqedonas ndërkohë e ka dënuar ashpër këtë akt, duke kërkuar që ai të mos përsëritet.

“Në historinë demokratike të Maqedonisë nuk ka ndodhur që ndonjë politikan, hapur, përmes televizionit të përdore gjuhën e urrejtjes ndaj një bashkësie të caktuar etnike dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Një gjuhë e ngjashme urrejtjeje është përdorur edhe në tubime tjera të kundërshtarëve të referendumit, si në manifestimet për shënimin e ditës së 2 Gushtit, kryengritjes së Ilindenit, kur tifozët e një klubi të futbolli të njohur si “Komitët” brohoritnin parulla si “dhoma gazi për shqiptarët” dhe “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRITJA MË E RËNDËSISHME E "KOMUNIKIMIT"/ Sot përkujtohet "BABAI" i Radios
Previous article U PËRPLAS ME SHTYLLËN DHE DËMTOI SISTEMIN/ Detajet: Pas aksidentit shoferi ia "mbathi". Makina kishte... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT